FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si do të duket toka pas shkrirjes së akullnajave sipas IBT (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=VbiRNT_gWUQ” width=”560″ height=”315″]

 Ndikimi i racës njerëzore në mjedisin e tokës është i tmerrshëm dhe i pa mohueshëm, pra aktiviteti njerëzor ka kontribuar në ndryshimin e klimës dhe shkrirjen e akullnajave.Ndryshimi i klimës është njëra ndër temat më të rëndësishme globale, njerëzit janë duke shkatërruar planetin dhe ne jemi duke iu afruar pikës pa kthim.

Shkencëtarët janë duke u përpjekur për të edukuar njerëzit në mënyra të ndryshme për ndaljen e ndryshimit të klimës dhe shkrirjen e akullnajave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prodhimi i energjisë vazhdimisht bën shkrirjen e akullnajave,  por përparime të shumta janë bërë për dekada të tëra që tregojnë disa potenciale shumë premtuese për të ardhmen, njofton Collective Evolution” transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

“International Business Times” thekson se efektet e ndryshimeve klimatike janë të pakthyeshme. Aty thuhet se nivelet e deteve janë rritur në norma të mëdha vit pas viti. Po ashtu Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike vlerëson se ky nivel mund të rritet edhe më shumë deri në fund të këtij shekulli. Mos të harrojmë se edhe “National Geographic” doli me statistika në vitin 2013, se nëse vazhdon ky trend i shkrirjes së akullnajave niveli i ujit do të rritet aq shumë saqë do të  përmbyten shumë prej qyteteve të mëdha të botës.

Ne duhet të punojnë për natyrën e jo kundër saj në mënyrë që mos të kthehemi në “kohën e gurit”.

Shpresojmë se kjo video ju jep diçka për të menduar. Unë shpesh pyes veten, “Çfarë mund të bëj?” në të mirë të natyrës?, shkruan Arjun Walia për Business Insider, transmeton Gazeta Express.Sukses do të ishte sikur  të mblidheshin përfaqësuesit politikë ndërkombëtarë vetëm për të diskutuar problemin. /GazetaExpress/

Përktheu: Merita Miftari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?