FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sondazhi i kompanisë italiane për zgjedhjet: LSI rezulton forcë e parë

Një sondazh i një kompania të njohur italiane, i kryer gjatë ditëve të fundit, e rendit Lëvizjen Socialiste për Integrim si forcë të parë politike, duke tejkaluar PS dhe PD.
Faqja italiane www.diggita.it raporton se “Partia Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, Presidenti i zgjedhur Shqipërisë, rezulton e para në sondazhet e pavarura të realizuara nga Fondacioni Liri dhe Progres (Libertà e Progresso).
Pas vitesh dominim të socialistëve dhe demokratëve kjo lëvizje politike (LSI) ka ecur para dhe është kthyer në parti e madhe përmes rrugëve të vështira të politikës shqiptare.
Sekreti i rritjes së LSI është pjesëmarrja masive e të rinjve në radhët e saj, të cilën përbëjnë motorin e Shqipërisë dhe përfaqësojnë pjesën më të madhe të elektoratit.
Ditët e kaluara, disa institute të statistikave kanë dhënë rezultate të ndryshme (për sondazhet), por kjo për shkak se të dhënat janë mbledhur nga agjenci lokale. Për këtë arsye, agjencive tona u është dashur të punojnë vetëm me të dhëna jo të rastësishme.
Pas më pak se një jave do të jetë prova zgjedhore e partive, por ne vlerësojmë se LSI ka mundësi reale për të arritur një rezultat historik, kjo edhe sepse gëzon mbështetje të pakushtëzuaar nga parti ndërkombëtare, edhe italiane, të cilat kanë eksperiencë”, shkruan diggita.it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?