FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi: Pse s’i besoj rezultatit. A ka popull që voton 90% për qeverinë?

Ben Blushi, kreu i LIBRA-s, ka reaguar lidhur me sondazhin e publikuar dje mbi rezultatin parazgjedhor për Tiranën.

Sipas sondazhit të IPR marketing, rezultonte se LIBRA fitonte dy mandate në kryeqytet, PS 15, ndërsa PD 12 dhe LSI 5. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Blushi shfaqet skeptik për sondazhin, ndërsa shtron pyetjen nëse ka popull që voton 90 % për qeverinë.

Sipas tij, LIBRA do të marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër qeverisë. Por nga sondazh ka dyshime të mëdha se mos ka paguar PS-ja për të deformuar rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

MESAZHI I BLUSHIT

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?