FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sqarim i vonuar i stafeve të Metës dhe Bashës për udhëtimin drejt Vjenës

Gazeta “Koha Jone” pas lajmit që dha e para në web për takimin mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës në sallën VIP në aeroportin e Rinasit dhe faktit që do udhëtonin bashkë në linjën Tiranë-Vjenë, kontaktoi me stafet e Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Burimet nga kreu i Parlamentit, të cilët nuk donin të jepnin sqarime për takimet e kryeparlamentarit, pas insistimit të “Koha Jone” thanë shkurt se Zoti Meta po udhëton për në Bratislavë dhe në darkë kthehet vonë në Vjenë.

Ndërsa nga stafi i liderit të Opozitës Basha ishin me të gatshëm. Ata sqaruan se zoti Basha udhëton në Vjenë ku do të ketë takime të rëndësishme në OSBE, por jo vetëm aty, për të gjetur me faktorët ndërkombëtarë dhe ato shqiptarë një zgjidhje për një qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?