Studentët kanë 14 kërkesa, afat 24 orë qeverisë për t’i plotësuar

Studentët i janë rikthyer sot protestës, pasi këshillat studentore njoftuan organizimin e një tubimi kombëtar para Ministrisë së Arsimit. Në listën e kërkesave të rinjtë kanë renditur 14 pika, një pjesë prej tyre të paplotësuara nga protesta e parë. Gjithashtu ata kanë shtuar edhe kërkesa të reja.

Janë 14 kërkesa që këshillat studentorë të universiteteve i kanë drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini. Ndër pikat më të rëndësishme të listës së kërkesave është ulja me 50% të tarifës së Masterit, heqja e tarifave shtesë për provimet e prapambetura, kriteri i gjuhës së huaj të ruhet, por të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me tarifë të përballueshme prej tyre.

Nga ana tjetër ata kërkojnë gjithashtu investime urgjente në laboratorë e kabinete, rritjen e peshës së votës studentore në 25% por edhe rritjen e pagës për pedagogët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Rikthehen studentët, marshojnë drejt ministrisë së Arsimit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?