Tabaku dhe Vasili: Edi Rama pastrim parash përmes lojërave të fatit

PD dhe LSI kanë bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama se pastron paratë e krimit me anë të lojërave të fatit.

Një ditë pasi mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë vendosi t’i kërkojë Parlamentit rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat, pasi, sipas tij, ulja e barrës fiskale për lojërat e fatit stimulonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka vënë në dukje se në 5 vitet e PS ndryshe nga sa u premtua, lojërat e fatit janë favorizuar.

Po kështu edhe LSI ka akuzuar me anë të Petrit Vasilit se qeveria dhe sidomos Edi Rama po bëjnë pazar me buxhetin e shtetit, duke u ulur taksat dhe tarifat këtij aktiviteti, i cili mbart elementë kriminalë. Vasili ka shkuar deri atje sa ka deklaruar se kryeministri është maja e krimit edhe këtij biznesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për deputeten e PD,  Jorida Tabaku, ulja e taksimit të pikave të bastit dhe lojërave të fatit nga 23% në 15%, vjen pasi Qeveria Rama siç shumë e kanë të qartë është skllave e krimit të organizuar dhe pastruesve të parave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E meqënëse djalli qëndron në detaje, shembulli më i qartë se pse sot qeveria, krimi, pronarët e lojërave te fatit janë një është pastrimi parave që shpjegon rritjen e numrit të pikave të basteve. Kjo nuk mund te kish ndodhur pa mbështetje, bashkëpunim e inkurajim nga niveli më i larte, pra kryeministri Rama tek ai më i ulëti”, shprehet ajo, teksa vë në dukje shtimin e pikave të basteve ndër vite. “Nga gjoja aksioni “Fund i Marrëzisë” e deri më sot pikat e lojërave të fatit dhe basteve sportive janë më shumë se shumëfishuar. Në kohën e qeverisë së ‘keqe’ Berisha ishin 928 ndërsa në kohën e qeverisë së ‘mire’ Rama janë 4230, jo vetëm kaq por pikat pranë institucioneve shkollore, fetare dhe shtetërore janë shtuar si kërpudha pas shiut”.

Më tej ajo rikujton premtimet e ministrit Ahmetaj, i cili sipas saj: “Sot ka veshur pelerinën e luftëtarit të paepur kundër kazinove dhe basteve sportive se si argumentonte se ishte pro nismës së deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës për shtyrjen e ligjit të lojërave të fatit. Siç e mbaj mend zotimin e tij për aktet nënligjore që do të vinin brenda viti 2017 por që nuk erdhën kurrë”.

Shërbimet e huaja të specializuara po hetojnë në këtë drejtim sepse kanë të dhëna se grupet kriminale me mbikqyrjen e qeverisë po pastrojnë qindra milionë euro në këto biznese në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?