U kapën 3.5 mln euro, Manjani: Me dy ”Toyota” të tilla bëhet Teatri Kombëtar!

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete ”Toyota Yaris”. Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro. Eurot vinin nga grupet kriminale për në portin e Durrësit me adresë personin që do ti merrte, por që prokuroria po heton se cili apo cilët janë pritësit e mallit euro.

Sipas ish-minstrit të Drejtësisë, Ylli Manjani këto para janë fiks për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në facebook, me ironi Manjani thotë se kështu nuk është nevoja as për PPP, pasi këto para janë të mjaftueshme për gjysmën e ndërtimit, deri sa të vijë edhe gjysma tjetër me “Toyota Yaris” në port!

”Me dy Toyota të tilla bëhet Teatri Kombëtar, për bukuri! Ska nevojë as për PPP e as për gërr mërr! Me Toyotën e kapur bëhet gjysma e ndërtimit. Deri sa ti vijë radha gjysmës tjetër, do jetë zënë ndonjë Toyotë tjetër…E ç’rëndësi ka se të kujt janë ato para?! Të Teatrit janë”,-shkruan Manjani në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?