Vasili: Prokuroria është kthyer në zyrë të qeverisë

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar sot prokurorinë për hetime të orientuara politikisht nga qeveria. Në një reagim në rrjetet sociale Vasili thotë se organi i akuzës ka dalë kundër popullit. Sipas tij, Prokuroria është kthyer në zyrë të qeverisë së drogës.

Petrit Vasili ka kërkuar publikisht nga opozita dhe protestuesit që javën e ardhshme të mos lejojnë kryeministrin të hyjë në zyrën e tij. Kjo deklaratë ka krijuar panik në kryeministri, çka ka sjellë që Petrit Vasili të mbahet nën përgjim nga strukturat e kryeminitrit. Kreu i deputetëve të LSI përgjohet pa vendim gjykate dhe ky është një skandal qeveritar. Pjesë e skenarit të opozitës mbetet edhe bllokimi i hyrjes së ministrave në zyrat e tyre. Por Petrit Vasili ka kërkuar që protestuesit të vendosin edhe një tra, si në Rrugën e Kombit, para hyrjes së rrugës te shtëpia e kryeministrit në Surrel. Kjo gjë mund të sjellë përplasje të dhunshme mes policisë, gardës dhe protestuesve. Kreu i deputetëve të LSI ka deklaruar në shtabin e Frontit Opozitar se do të jetë ai i pari që do i prijë protestuesve dhe që do të vendosë traun para shtëpisë së Edi Ramës.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria perfundimisht kunder popullit dhe eshte bërë si zyre e narkoqeverise.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e beri zgjedhjen e saj qe te jete gjymtyre e qeverise dhe instrument i saj kunder popullit,kunder te drejtes, kunder ligjit.
Ka zgjedhur prokuroria te mbroje gangsteret e policise, qe arrestuan qytetaret kukesiane naten ne gjume duke dhunuar hapur ligjin dhe cdo te drejte.
Kjo prokurori, qe i eshte kundervene popullit dhe qe nuk arreston ata qe sabotuan kapjen e rrjetit te droges ne rastin e 613 kg kokaine,qe nuk arreston ish ministrin e brendeshem te droges,qe  nuk hap dosjet e zeza te korrupsionit te qeverise,por qecarreston te varferit per 50 mije leke energji elektrike,per riparimin e catise pa leje,per riparimin e gardhit ne fshat,e ka humbur cdo besim te popullit.
Populli nuk e njeh më kete prokurori shnderruar ne nje zyre te rendomte te kriminalizuar te narkoqeverise.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?