FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj flet nga Çekia: Gjetëm zgjidhje me artistët për Teatrin. Artistët: JO!

Erion Veliaj nga Praga, kryeqyteti i Çekisë, ku merr pjesë në një Forum për Arkitektët, ai ka folur për median. Më pas ka shkruar Erion Veliaj në profilin e tij në Facebook se “Transformimi i Tiranës jehoi edhe në Forumin e Arkitektëve në Pragë!
Ndihem i inkurajuar nga dëgjesa me komunitetin e artistëve për Teatrin Kombëtar, si një mënyrë për të shfrytëzuar shansin historik për t’i dhënë Tiranës një teatër të ri dinjitoz,
edhe për gjeneratën tjetër. Me dashamirësi mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme!”
( SHIKO VIDEON).

Ndërkohë nga shtabi i protestës së artistëve në Tiranë për çështjen e Godinës së Teatrit Kombëtar të pyetur nëse keni gjetur gjatë takimit me kryebashkiakun, ndonjë shteg për zgjidhje, u përgjigjen shkurt:JO!

Edhe këtë të shtunë artistët do mblidhen para Godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë për të vazhduar protestën deri në tërheqjen e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj prej vendimit të tyre për prishjen e kësaj Godine historike. Artistëve iu është bashkuar edhe opozita e cila ka bërë thirrje popullit ti bashkohet komunitetit të artistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156520493056926/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?