FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Venecia”: 3/5 apo 2/3 çështje juaj!

Gjyqtarët e kanë humbur besimin te publiku. Kështu kanë deklaruar sot përfaqësuesit e Komisionit të Venecias gjatë një deklarate për shtyp, ndërsa bënë të ditur detajet e para sa i përket opinionit të tyre mbi draftin e ekspertëve të lartë.

Sa i përket shumicës që duhet përdorur në Kuvend për zgjedhjen e figurave kryesore të drejtësisë, përfaqësuesi i Komisionit të Venecias tha se të dyja propozimet me 3/5 (nga mazhoranca) dhe 2/3 (porpozim i opozitës) janë një shumicë në përputhje me standardet evropiane, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme.

“Kjo është një reformë e vështirë dhe e cila duhet të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit dhe konceptin e llogaridhënies. Edhe raporti i ndërmjtëm që kemi vënë në dispozicion ka shumë faqe jo për faktin se kishte shumë probleme, por sepse tërësia e çështjeve të trajtuara nga ekspertët ishin të larmishme” – tha përfaqësuesi i delegacionit, Tomas Markert.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Komisioni do të ketë edhe disa komente në raportin përfundimtar që do të lëhojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo çfarë duhet të theksoja është fakti se reforma është në rrugën e duhur dhe më pas për t’u miratuar në Kuvend. Sipas mendimit tonë, miratimi i reformës është në interesin e shqiptarëve dhe nuk duhet parë vetëm si detyrim për integrimi në BE. Ne jemi këtu për t;u siguruar se zgjedhjet që janë bërë nga ekspertët, janë në përputhje me standadet evropiane” – u shpreh ‘Venecia’.

Të pyetur nëse duhet ndërprerë mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, juristi i Venecias tha se kjo çështje që do të diskutohet në raportin tonë përfundimtar dhe nuk mund të hapim detaje për momentin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?