FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen dy predha intelegjente në avionin “Air Serbia” direkt për SHBA

Autoritetet serbe po hetojnë raportet se një paketë ngarkesë që përmbante dy predha me mbushje eksplozive u gjet në një fluturim të pasagjerëve nga Libani për në Serbi. Paketa me dy raketa u zbulua të shtunën nga qentë nuhatës, pas një fluturimi të Air Serbia nga Bejruti në aeroportin e Beogradit, raportojnë mediat e huaja.

Sipas medieve serbe, në bazë të dokumenteve, destinacioni final i predhave AGM-114, ishte Portland, Oregon nëpërmjet Londrës.

Predhat, prodhim amerikan mund të hidhen nga ajri, deti apo platformat tokësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne mund të konfirmojmë se një dërgesë e mallrave, e destinuar për një destinacion tutje, u zbulua në aeroportin e Beogradit [të shtunën] si rezultat i masave të rrepta të shqyrtimit të sigurisë. Linja ajrore është duke ndihmuar me hetimin. Siguria është prioritet numër një i Air Serbisë”, ka thënë kompania.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug ka raportuar se raketat ishin të paketuara në arkivole prej druri, transmeton Telegrafi.

Modeli i AGM-114 është prodhuar nga Lockheed Martin, Boeing dhe Northrup Grumman. Ajo peshon rreth 45 kilogramë dhe kushton rreth 110,000 dollarë në copë.

Shumica e modeleve përdorin lazer në objektivat e tyre, edhe pse një version i AGM-114 mbështetet në radar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?