FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtarja e lartë amerikane Elisabeth Millard vjen në Tiranë për tre ditë

Një zyrtare e lartë e administrates amerikane vjen në Shqipëri. Ajo është Krye Zv.Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard për një vizitë treditore. Momenti kur ajo vjen në Shqipëri është delikat, pasi mazhoranca dhe opozita po shkojnë drejt një përplasje të forte civile, kur reforma në drejtësi mund të quhet e bllokuar, kur Kosova është në një moment delikat për konfliktin që ka filluar brenda politikës në lidhje me bisedimet Thaçi-Vuçiç.

Ambasada amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen dhe ka njoftuar se gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?