Kthehen në Luvër dy objekte të grabitura 38 vite më parë

Dy objekte të mesit të shekullit XVI, të vjedhura më shumë se 35 vjet më parë janë kthyer në zotërimin e muzeut të famshëm parizian të Luvrit.

”Të dy objektet janë një përkrenare dhe pjesa e pasme e veshjes së një kalorësi të Rilindjes”, konfirmoi muzeu i Luvrit.

Objektet, të zbukuruara me ar dhe argjend, u zhdukën gjatë natës së 31 majit 1983, në rrethana akoma të pasqaruara.

Ato u dhuruan në muze nga familja Rothschild në 1922.

Objektet u zbuluan në qytetin e Bordosë.

Aktualisht, baza e të dhënave të policisë franceze të pasurisë kulturore të vjedhur ”Treima” rendit rreth 100 000 vepra arti të humbura.

Vjedhja e fundit nga muzeu me famë botërore thuhet të jetë një pikturë nga piktori francez i peizazhit Jean-Baptiste Camille Corot (1796-1875) e cila besohet se daton që nga viti 1998.

SHKARKO APP