Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

148 autorë dibranë në Panairin e Librit në Peshkopi

Kultura E enjte, 9 Shtator 2021 20:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prezantohen librat e poetit, romancierit dhe kantautorit Naim Berisha

Nga Halil Rama

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Për tre ditë me radhë, 148 autorë të njohur dibranë, mes të cilëve Agron Tufa, Shaban Sinani, Xhafer Martini e Naim Berisha, u prezantuan me botimet e tyre në Panairin e Librit, në mjediset e Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit, Pallati i Kulturës, Peshkopi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E pranishme në këtë panair, në takimin me kryebashkiaun e Dibrës, z.Muharrem Rama, si dhe një një veprimtari promovuese, Ambasadorja e Republikës se Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë, Znj. Lea Stančič, u shpreh ndër të tjera për domosdoshmërinë e intensifikimit të punës me librin, sidomos nga institucionet arsimore e kulturore. Ndërsa vizitoi Panairin e Librit në Peshkopi, Ambasadorja e Republikës se Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë, Znj. Lea Stančič, vlerësoi librat e dhuruara nga poeti e prozatori Naim Berisa, si dhe librin tim të 12-të  “Lutfi Ndreu – mësues dhe artist” (që i dhurova unë), si dhuratat më të çmuara që ajo ka marrë. Pasi vlerësoi mikpritjen e qytetarëve dibranë, Ambasadorja  Lea Stančič, konfirmoi mbështetjen e Republikës se Sllovenisë për çeljen e negociatave për anëtararësimin e  Shqipërisë në BE.

Si redaktor i disa prej botimeve të Shtëpisë botuese “M&B”, unë prezantova botimet e fundit të poetit, romancierit dhe kanautorit dibran, me banim në Londër, Naim Berisha. Që në fillim evidentova faktin që ndër 148 autorët dibranë të prezantuar në Panairin e Librit në Peshkopi, që qëndroi i hapur nga data 4 tetor deri më datë 6 tetor, në mjediset e Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit, Pallati i Kulturës Peshkopi, Naim Berisha është ndër më produktivët dhe cilësorët. Kjo për faktin se në harkun kohor të dy dekadave të fundit, Naim Berisha ka hyrë me dinjitet në historinë e letrave shqipe si poet dhe prozator. Dëshmia më e qartë për këtë është botimi i 30 vëllimeve me poezi për të rritur e për fëmije, i dy vëllimeve me haike e sonete dhe i gjashtë romaneve të vlerësuara nga lexuesi e nga kritika letrare. Vëllimet poetike dhe romatet e tij  janë vlerësuar nga korifejtë e letrave shqipe Dritëro Agolli, Teodor Laço, Odhise Grillo, Fatos Arapi, Bedri Dedja etj. Kështu, nëse për Dritëro Agollin: “Naim Berisha shkruan pastër dhe pa estetizime e letrarizma të panevojshme, duke e përballuar me sukses maratonën e pamëshirshme në hapësirën e poezisë, këtë vrapim të madh që është krejtësisht i pakorruptueshëm, ndaj dhe si i tillë premton shumë për të ardhmen”, T.Laço është shprehur se: “Naim Berisha nuk vjen nga librat, por nga nëna. Ai mëson nga letërsia, por nuk imiton letërsi. Ashtu si në jetë edhe në krijimtari, ai është një zë i sinqertë, një talent gjenuin, veprat më të mira të të cilit, bëjnë pjesë në fondin më të mirë të letërsisë sonë.”.

Ndërsa Fatos Arapi e vlerëson poezinë e Naimit si të veçantë për faktin se ajo mbart historinë dhe filozofinë e Dibrës, vendlindjes së tij.

Në prozë, Naim Berisha di të gërshetojë linjat kryesore të subjektit me detajet konkrete. Lirshmëria narrative, bukuria e shkrimit dhe prania aktive e autorit në rrëfim e bën prozën e tij të gjatë, konfidente dhe të dashur për lexuesin.

Vlerësime pozitive shprehën për krijimtarinë e Naim Berishës edhe shkrimtarët dibranë Emrie Skuka-Mera, Haki Përnezha, Zamira Xheleshi, Tofik Kurti e Murat Koltraka. Ata vlerësuan veçanërisht romanin e  fundit të N.Berishës “Të jetosh në paqe”, një roman i zhanrit historik, që trajton temën e qëndresës së popullit të arbërit në kohën e Skënderbeut. “Të jetosh në paqe” që i dedikohet familjes së lashtë, të vjetër dhe të re të Berishëve të Muhurrit dhe jo vetëm, është një kontribut i ri si në thesarin e historiografisë skënderbegiane, ashtu dhe për letërsinë që i korrespondon asaj periode legjendare e të papërsëritshme. Mesazhet filozofike përcillen edhe tek romanet “Bjeshkët e dashurisë”, “Zëri i Malit të Shën Mërisë” dhe “Shpresa” të Naim Berishës, përmes një gjuhe të gjallë e të pasur dhe një stili elegant, që kushtëzon në bukurinë e shprehjes koncize dhe lakonike.

Dhjetra autorë dibranë, sidhe intelektualë të qytetit të Peshkopisë vlerësuan gjithashtu librin “Ditënetët e një muaji të bekuar” të autorit Osman Xhili, i cili u promovua në një nga ditët e këtij panairi.

Në ditën e fundit të Panairit të librit në Peshkopi u promovua edhe vëllimi poetik “Të jesh grua”, i autores Sanie Degjoni Ndreka, botuar nga Shtëpia botuese M&B. Ky libër me poezi vjen pas disa botimeve të tjera të autores.

Sanie Degjoni Ndreka u lind në Brezhdan, Peshkopi. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, ka punuar si mësuese në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Ajo ka botuar librin me poezi “Ëndrra të vrara”. Poezitë e saj janë botuar edhe në librin “Antologji e poezisë dibrane”.

Administratori i Shtëpisë Botuese “M&B”, Bujar Karoshi u shpreh në mbyllje të panairit të librit se ideja për realizimin e tij ka lindur në kuadrin e një jave kulturore në Dibër, e cila shpresojmë të kthehet në një traditë, sidomos kur të marrë udhë Rruga e Arbrit. Një javë plot veprimtari në vjeshtë ishteë një prezantim shumë i mirë i Dibrës. Pasi evidentoi kontributin e librarisë “Fleta XXI” në Peshkopi, Botimet “Naimi”, si dhe mbështetjen e Bashkisë Dibër,  z.Karoshi premtoi se nisma për të rikthyer autorët në vendlindje, përmes veprimtarive “Shkrimtari në vendlindje”, është një nismë që do të vazhdojë. Dibra ka shumë poetë, shkrimtarë e studiues të njohur, puna dhe sukseset e të cilëve janë një shembull i mirë për rininë atje. Gjithashtu, edhe nisma tjetër “Dhuro një libër” do të vazhdojë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.