Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A u falsifikuan gërmimet arkeologjike për të lejuar ndërtimet në Sarandë?

Kultura E shtunë, 22 Nëntor 2025 17:13
A u falsifikuan gërmimet arkeologjike për të lejuar ndërtimet në Sarandë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Studiuesi Auron Tare ka risjellë në vëmendje shkatërrimin e vendbanimit antik në Sarandë, aty ku ndodhet Muri i Demës, nga betonizimi dhe ndërtimi i një resorti, i nisur 2 vite më parë me leje dhe ndërhyrje të Mirela Kumbaros, asokohe ministre e Turizmit dhe e Mjedisit.

Postimi i plotë i studiuesit Auron Tare:

“Pikëza e Vogël” e Ministres Kumbaro. Jo vetëm u shkatërrua një vendbanim antik por u falsifikuan edhe dokumentat dhe raportet e germimeve te mëparshme.

Në këtë menyrë Ministria e znj Kumbaro i hapi rrugë ndertimit të resortit me ndihmen e drejtuesve te  Fakultetit të Arkeologjisë.

Vetëm 50 m nga kjo Kullë Mesjetare gjendet Muri i Demës, një vepër fortifikuese e shek IV p.k  unikal në ndërtimet fortifikuese antike.

Më poshtë një shkrim i botuar dy vite të shkuara.

“Muri i Demës”

Murin e Demës nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët. E rrëzuam ne.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Duke pritur barbarët”

Ç’po presim ne të mbledhur te ky shesh

Barbarët do të mbërrijnë sot këtu.

Përse Senati rri pa punë sot,

Dhe senatorët ligjvënës ç’presin?

Barbarët sot që larg do të arrijnë,

Çfarë ligjesh mund të bëjnë senatorët?

Barbarët ligjet krejt do bëjnë vetë.

Pse befas ky trazim tejpërtej sheshit,

(Shiko fytyrat si u ngrysën krejt),

Pse rrugë e sheshe u shkretuan befas,

Dhe njerëzit në shtëpi kthejnë plot merak?

Poezia e famshme e poetit grek Cavafi,  duket sikur të jetë shkruar për një nga monumentet më epike në tokën shqiptare.  Murin e Demës, një vepër monumentale e ndërtuar diku më shumë se 2300 vjet të shkuara midis Sarandës së sotme dhe Butrintit Antik. Një Mur i ndërtuar me gurë të mëdhej sjellë nga guroret antike u ngrit pikërisht për të mbrojtur Qytetin e Butrintit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në pikën më të ngushtë ku Liqeni i famshëm i Pelodesit Antik (Liqeni i Butrintit)lidhej me detin, banoret e ngritën këtë vepër monumentale ku për 2300 vjet me rradhë qëndroi atje kryelartë për të ndalur hordhitë e barbarëve ndaj qytetërimit. Nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët, pechenegët, avarët më vonë Normanët apo edhe më vonë otomanët. Muri i Demës i rrezistoi kohës duke mbritur deri më sot i pa trazuar dhe i pa prishur nga asnjë hordhi barbare.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Për këtë arsye u përfshi në Hartën e kufinjve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Deri më sot.

Shikoni pamjet e transmetuara nga Zëri i Amerikës  mbi atë që po ndodh vetëm 100 metra nga ky Monument madhështor. Për momentin mu duk sikur Zëri i Amerikës kishte ngatërruar kronikën duke treguar bombardimet në Gaza.

Po jo jo,  Zëri i Amerikës ishte i qartë. Pamjet e transmetuara tregonin se cfarë po ndodhte në Pikën e Vockël të Ministres së Kulturës Kumbaro e cila i tregoi jo vetëm kolegëve të saj deputetë, por edhe publikut se nuk kishte asgjë të keqe që në emër të zhvillimit të hante pak nga kufinjtë e Butrintit. Askush nuk foli, kolegët deputetë ulen kokën, fundi i fundit  ku ishin barbarët?

Muri i Demës kishte pritur me kot një mori shekujsh dhe barbarët nuk ishin dukur gjëkundi. Përse i shërbente civilizimit ky Mur?

E ashtu siç kendon Cavafi

Sepse ra nata dhe barbarët s’erdhën

Dhe nga kufijtë dikush mbrrijti e tha:

Se asgjëkund barbarë atje s’ka.

Po vallë tani ç’do bëjmë ne pa barbarët?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 9 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 13 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 17 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 28 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.