Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:02 Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS Mësohet se kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga partia Socialiste. Votimi do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agim Sulaj, mjeshtri që shndërron artin në thirrje universale, shqiptari me mbi 250 çmime ndërkombëtare

Kultura E shtunë, 6 Shtator 2025 13:34
Agim Sulaj, mjeshtri që shndërron artin në thirrje universale, shqiptari me mbi 250 çmime ndërkombëtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Në horizontin e arteve pamore bashkëkohore, Agim Sulaj ngrihet si një figurë e pakrahasueshme, një penel që ka kapërcyer kufijtë e vendlindjes për të hyrë në panteonin e artistëve me famë botërore. Ai është njëkohësisht piktor dhe karikaturist, një krijues që ka ditur të ndërthurë estetikën me ironinë, bukurinë me mesazhin, shprehjen e shpirtit me kumtin e ndërgjegjes.

Sulaj është artisti shqiptar me më shumë çmime ndërkombëtare të fituara në fushën e arteve pamore. Me mbi 250 çmime të dokumentuara në konkurse, bienale dhe ekspozita ndërkombëtare, ai ka vendosur një rekord të papërsëritshëm për artin shqiptar. Çmimi i Parë në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës në Porto (Portugali), Çmimi i Parë në “World Press Cartoon”, një nga garat më prestigjioze të karikaturës editoriale, si dhe dhjetëra çmime të tjera në Kinë, SHBA, Kore të Jugut, Turqi, Itali, Belgjikë, Francë, Greqi, Kosovë, Serbi, Rumani, Poloni, Angli, dëshmojnë shtrirjen e gjerë të suksesit të tij. Italia është bërë shtëpia e tij krijuese, ku jo vetëm ka fituar konkurrime të shumta, por është edhe pjesë e jurive prestigjioze dhe një figurë e respektuar në ekspozitat elitare.

Piktura e Agim Sulajt është e ngarkuar me një realizëm poetik e hiperrealist, ku drita, ngjyra dhe detaji flasin për një mjeshtëri të rrënjosur në traditën klasike, por të ripërtërirë me një sensibilitet modern. Karikatura e tij, nga ana tjetër, është shndërruar në një gjuhë universale të ironisë së ndritur: një metaforë që shpërthen plagët e kohës, një pasqyrë që nxjerr në pah absurditetin, një thirrje që kërkon reagim. Ndryshe nga karikatura e zakonshme që mjaftohet me të qeshurën, Sulaj ndërton një gjuhë simbolike e cila mbart peshën e një ligjërimi të plotë estetik.

I lindur në Vlorë, Sulaj fitoi çmimin e tij të parë që në moshën 19-vjeçare, në konkursin e revistës “Hosteni”. Pas studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë (1978–1985), ai nisi të shfaqej në skenën ndërkombëtare. Në vitin 1990, me veprën “Valixhja e emigrantit”, fitoi çmimin special në “Aydin Doğan International Cartoon Competition” në Ankara, një metaforë e fuqishme për fatin e emigrantit, temë që do ta shoqëronte gjatë gjithë krijimtarisë së tij. Në vitet ’90 u vendos në Itali, ku ekspozitat në Rimini (1992), Brindisi (1993) dhe më tej në Europë e botë, i hapën dyert e suksesit. Sot, krijimtaria e tij udhëton nga kontinenti në kontinent, duke mbetur një urë që lidh Shqipërinë me botën.

Veprat e Sulajt nuk janë kurrë të heshtura. Ato pushtojnë emocionalisht, rrëzojnë përgjumjen dhe thërrasin ndërgjegjen. Ai trajton plagët e njeriut modern: mërgimin, dhimbjen, ikjet, lotët, fyerjet, poshtërimet, por edhe nostalgjinë e fëmijërisë, mallin e vendlindjes, kujtimet që fisnikërojnë, sikurse është edhe një zë çështjeve globale të ambientalizmit, migrimit, por edhe thirrje për rizgjim të historisë kombëtare shqiptare përmes krijimit të veprave me tematika të kulmimeve të ngjarjeve dhe personazheve që përbëjnë rrugëtimin tonë në histori. Në pikturat dhe karikaturat e tij, çdo element, qoftë një valixhe e braktisur, një fëmijë që loz, një fytyrë e rrudhur, një simbol universal, bëhet gjuhë që përkthehet nga këdo, kudo.

Karikaturat e tij nuk janë thjesht vizatime satirike: ato janë një “ligjërim i heshtur” më i fuqishëm se çdo fjalim. Ai përdor ironinë për të nxitur ndërgjegjen, jo për ta mpirë atë. Sulaj i bën thirrje shpirtit njerëzor që të reagojë, të marrë përgjegjësi, të mos pajtohet me padrejtësinë. Arti i tij është një “kambanë estetike” që kumbon njëkohësisht me bukuri dhe revoltë.

Galeria e tij është ndër më të pasurat në artin grafik shqiptar dhe ndërkombëtar. Prej figurave historike te fëmijëria e risjellë me hollësi, prej plagës së refugjatit te ironia e groteskut politik, krijimtaria e tij është e gjerë dhe e gjithanshme. Vepra e Agim Sulajt është një enciklopedi vizuale e njeriut dhe kohës sonë, ku secili gjen veten: qoftë si dëshmitar, qoftë si pjesëmarrës.
Agim Sulaj nuk është thjesht një artist i dekoruar me çmime. Ai është një ambasador i shpirtit krijues shqiptar, një dëshmi se arti ynë mund të jetë konkurrues, përfaqësues dhe dinjitoz në arenën globale. Më shumë se talenti i tij personal, ai ka sjellë në sytë e botës një pasuri shpirtërore kombëtare, duke i dhënë artit shqiptar një emër të pathyeshëm dhe të lavdëruar.

Në fund, Sulaj mbetet një krijues që nuk pushon së ngrituri zërin. Me laps, penel, akuarel apo akrilik, mbi letër, kanavacë apo në vetëdijen tonë, ai vazhdon të na thërrasë: që të mos harrojmë, që të mos pajtohemi, që të mos ndalemi. Ai është dëshmi e gjallë se arti, kur është i vërtetë, bëhet jo vetëm pasqyrë e botës, por edhe forcë që e ndryshon atë.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Etiketat e lidhura

Agim Sulajalbert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 minute

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 19 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 32 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 33 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 16 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.