Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bertolt Breht në kujtimet e  Gjon Milit

Kultura E enjte, 9 Shtator 2021 16:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kristaq BALLI-

 Në aradhën e pafundme të artistëve dhe personaliteteve të shquar botërorë në të gjitha fushat e krijimtarisë intelektuale, falë të të cilëve fotografi ynë gjenial Gjon Mili krijoi një prej kulmeve të fizionomisë së vet artistike, ishte edhe Bertolt Brecht

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Bertolt Brecht (Breht) (1898-1956)-poet, dramaturg, skenarist, studiues, kritik  dhe drejtor teatri gjerman i shek XX këtë vit do të mbushte  120 Vjetorin e lindjes. Ai ka dhënë kontribut të shquar  në prodhimin dramaturgjik e teatral, kryeherit përmes tureve të kompanisë teatrore të pas luftës “Berliner Ensemble” që drejtohej nga vetë Brehti dhe gruaja e tij, bashkëpunëtore dhe aktore për një kohë të gjatë, Helene Weigel.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai studioi dramë me themeluesin e lëvruesin më të madh të studimeve të dramaturgjsë gjermane, Arthur Kutscher. Filloi të shfaqet në shtyp me emrin Bert Brecht  në vitin 1916 me poezi dhe disa artikuj kritikë rreth teatrit. Dramën e parë të plotë, “Baal”  e shkroi më 1918, ndërsa të dytën “Tamburët e Natës” në vitin 1919.

Gjatë vitit 1922 Brehti tërhoqi vëmendjen e kritikut të njohur  berlinez, Herbert Ihering: “Në 24 orë, shkrimtari Bert (Bertolt) Breht ka ndryshuar fizionominë letrare gjermane”- shprehej ai me entusiazëm për dramën e parë të inskenuar të Brehtit Tamburët e Natës; ai ka dhënë kohës tonë  një kumbim të ri, një melodi të re, një vizion të ri…Ajo është një gjuhë që ju do ta ndjeni në gjuhën tuaj, në veshët tuaj, në shtyllën tuaj kurrizore.”  Po atë vit atij iu akordua çmimi prestigjioz Kleist Prize për tre dramat e para (Baal, Tamburët e Natës dhe Në Xhungël, megjithse  vetëm Tamburët ishte vënë në skenë) Motovacioni ishte ky: “Gjuha e Brehtit është e gjallë, pa qenë qëllimisht poetike dhe simbolike pa qenë pothuajse letrare. Breht është një dramaturg sepse gjuha e tij ndjehet fizikisht shqeto.”  Më 1923 Breht shkroi një skenar për një film të shkurtër, “Misteret e një Berberane” me regji të Erich Engel dhe aktor kryesor Karl Valentin. Për nga aspekti krijues eksperimental, ai konsiderohet sot si një nga  filmat më të rëndësishëm në historinë e filmit gjerman. Po këtë vit u vu në skenë edhe premiera “Në Xhungël”, përsëri me regji  të Engel. Më 1924 pjesa “Eduardi II”, një adoptim i romanit me të njëjtin titull të Christopher Marlowe, përbën përpjekjen e tij të parë në konceptin e tij të “teatrit epik”. Fillon të studiojë  Marksizmin dhe shprehet se “Kur lexova Kapitalin e Marksit, kuptova veprat e mia. Marksi ishte i vetmi spektator që mund t’u përshtatej atyre.” I frymëzuar nga zhvillimet në BRSS, ai shkroi një numër pjesësh agitprop që himnizonin kolektivizimin Bolshevik (“Njeriu i barabartë me Njeriun”) dhe terrorin e kuq (“Vendimi”). Tendenca ekstravagante eksperimentuese, herë e suksesshme, apo jo, ishte motoja krijuese teatrore e punës së tij krijuese. Kështu nga “teatri epik” ai kaloi në konceptin që “Teatri Modern është Teatri Epik”(1930) (“betejë e madhe  për supremaci midis fjalëve, muzikës dhe produksionit”). Më 1930 Brehti u martua me Helene Weigel (gruaja e dytë), një aktore dhe drejtuese artistike  e njohur gjemane me origjinë hebreje, e  cila ka luajtur role kryesore në dramaturgjinë e Brehtit, sidomos të asaj epike. “Opera për tri grosh”, u bë hiti më i madh në Berlin edhe nga pikpamja muzikore.

Kur Hitleri mori pushtetin, më 1933, duke parashikuar rrezikun e  persekutimit, Brehti me familjen e tij emigruan fillimisht në Danimarkë (prej nga ai udhëtoi shpesh në  Kopenhagen, Paris, Moskë, Nju Jork dhe Londër për projekte dhe bashkëpunime  të ndryshme), më pas  në Suedi, Finlandë, dhe, së fundi, në SHBA. Gjatë viteve  të  Luftës II Botërore Brehti u bë një shkrimtar i spikatur i letërsisë së ekzilit politik. Ai  shprehte oponencën e tij ndaj  lëvizjeve Nacional Socialiste dhe Fashiste në  dramat e tij më të famshme: “Jeta e Galileut”, “Nënë Kurajo dhe Fëmijët e saj”, “Njeriu i mirë i Szechwan”, “Arturo Ui”, “Rrethi prej Shkumësi i Kaukazit”, “Frikë dhe Mjerim i Rajhut të Tretë” dhe shumë të tjera. Në SHBA ai shkroi të vetmin skenar për filmin hollivudian “Xhelatët gjithashtu vdesin”. Aty ai   shkroi skenarët “Vizionet e Simone Makard”, “Shvejku në Luftën II Botërore” dhe  “Duka i Malfit”.

Pas mbarimit të Luftës II Botërore, pasi ai vërtetoi më 1947 mes shakave e ironive  para një komisioni investigativ në SHBA se nuk kishte aderuar ndonjëherë në Partinë Komuniste, po këtë vit u kthye në Europë, fillimisht në Zvicër e më pas, më1949 në Berlin për të vazhduar drejtimin e kompanisë të teatrit të tij “Berliner Ensemble”. Ai shkroi shumë pak gjatë viteve të fundit në Berlin. Ai ia dedikoi veten drejtimit të dramave talenteve të reja të një gjenerate tjetër të regjisorëve  dhe dramaturgëve të rinj. Dialektika marksiste kishte influencuar shumë tek Brehti në të dy aspektet teorike  e praktike teatrale të  tij. Brehti mori Çmimin Stalin të Paqes më 1954.

Bertolt Breht ndërroi jetë në vitin 1956 nga një atak në zemër në moshën 58 vjeçare.

Bertolt Breht mbetet një shkrimtar, dramarurg estet e drejtues teatri origjinal dhe antikonformist i teatrit të deriatëhershëm kontemporan gjerman. Ai zbatoi idetë e vizionet e tij artistike të influencuara edhe nga zhvilimet politike e ekonomike  të kohës duke qëndruar në frontin kundër nacional-socializmit dhe nazizmit dhe aleat në frontin antikapitalist. Veprat e tij sollën një këndvështrim të ri në prodhimtarinë dramaturgjike gjermane e botërore, sidomos në raportet midis synimit të artit në raport me zhvillimet historike, ekonomike e sociale në shoqërinë gjermane gjatë periudhave të social-nacionalizmit, nazizmit e Luftës II Botërore, si dhe Luftës së Ftohtë.

Gjon Milit, në vitin 1963 i duhej të fotografonte në Berlinin Lindor disa shfaqje dramatike të Bertolt Brehtt-it të performuara nga kompania Berliner Ensemble që ishte themeluar dhe e drejtuar nga vetë autori deri në vdekjen e tij. Sipas fjalëve të Gjon Milit: “Një person më shpëtoi nga situata: Helene Weigel, e veja e dramaturgut, “Nëna Kurajo”, e famshme ndërkombëtarisht dhe drejtuese e kompanisë që nga vdekja e tij. I përsëritja  lutjet me shumë kujdes  për t’i bërë një foto-portret fisnik, por  ajo refuzonte. Ishte dita ime e fundit në Berlinin Lindor. Në mbrëmje, pas përfundimit të shfaqjes “Opera për Tre Grosh” takova Madam Weigel dhe kolegët e saj në bufenë e ansamblit për një pije ceremoniale para lamtumirës. Kur ne u ngritëm të largoheshim, unë insistova të paguaja, por sigurisht ajo kishte të njëjtën ide e nuk pranoi. Unë isha i vendosur të bëja zgjidhjen time. Zgjata dorën për të rrëmbyer faturën, e cila ishte vendosur në një pjatë dhe iu ofrua Madamës për ta firmuar, e shukosa, e futa në gojë dhe e përtypa sakaq. Të gjithë shpërthyen në të qeshura, ndërkohë që rivalja ime me një buzëqeshje kënaqësie që luante në fytyrën e saj, me shumë takt u ngrit e u largua. Kur arrita në hotel, gjeta këtë mesazh: “Madam Weigel ka kënaqësinë të pozojë për ju  në orën dhjetë para dite”.(Gjon Mili, Photographs & Recollection, p. 94).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.