Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cila ka qenë lufta më e shkurtër në histori?

Kultura E mërkurë, 8 Shtator 2021 17:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur forcat e Mbretëreshë Viktorias së Mbretërisë së Bashkuar u përballën me Zanzibarin, sot pjesë e Tanzanisë, territor i vogël në syrin e fuqive të mëdha që kolonizuan pjesë të kontinentit të zi. Në 1896 Zanzibari kishte një pseudo-pavarsi. Pavarsisht se kishte një sulltan ishte nën protektoriatin e Mbretërisë së Bashkuar. Dy ditë para betejës së shkurtër në 25 gusht vdiq sulltani Hamad ibn Thuwaini, i cili pranonte tutelën angleze. Po atë ditë, kushëriri i të vdekurit, Khalid ibn Barghash u vetëshpall sulltan i Zanzibarit duke anashkaluar marrëveshjen se autoritetet britanike duhet të miratonin monarkun e ri. Khalid ibn Barghash-i ishte kundër dominimit britanik, çka tensionoi situatën. Mbretëria e Bashkuar kërkoi që sulltani i vetëshpallur të hiqte dorë menjëherë. Britanikët mbështesnin një tjetër kandidat, më të butë, Hamud ibn Muhammad-in. Mëkëmbësi i ri nuk pranonte të hiqte dorë dhe nuk ia vuri veshin paralajmërimeve të fuqisë kolonizuese. Në 27 gusht 1896 hyri në selinë e qeverisë së Zanzibarit dhe siguroi se do t’u bënte ballë trupave kolonizatore që kërcënonin për ta rrëzuar. Rojet e pallatit u përgatitën për t’u përballur me sulmet britanike dhe vunë në dispozicion artilierinë dhe synuan plazhin, ku gjendeshin disa anije të armatës mbretërore të Mbretëreshë Viktorias.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Gjithashtu mobilizuan civilë dhe arritën të krijojnë një ushtri prej 2800 forcash. Britanikët reaguan dhe i ndërmorën këto veprime si akte lufte; armatosën 2 anije dhe iu drejtuan selisë së qeverisë si dhe hodhën në veprim 150 marinarë për të filluar sulmin. Sipas fletoreve të bordit sulmi filloi në orën 9:02 të 27 gushtit me anijet që hapën zjarr mbi selinë e qeverisë së Zanzibarit, mbi të cilën ra një shi bombash dhe u shkaktua një zjarr. Artilieria e topat e sulltanit u shkatërruan plotësisht.  Britanikët fundosën edhe anije të forcave rivale dhe ndërmorën një sulm këmbësorie. Kur sulmi i forcave mbi pallat po afrohej, forcat e Khalid ibn Barghash-it ngritën flamurin e bardhë në 9:40. Pas këtyre minutave të bombardimit sulltani rebel u arratis dhe kërkoi azil në konsullatën gjermane. Mbretëria e Bashkuar vendosi dominimin e saj mbi këtë vend të vogël falë një lufte që mezi zgjati 38 minuta, lufta më e shkurtër në histori. Rreth 500 njerëz burra dhe gra zanzibarianë vdiqën ose u plagosën gjatë bombardimeve. Nuk njihet numri i saktë i luftëtarëve por dihet se ushtria e Khalid-it u shpërbë. Nuk pati të vdekur mes britanikëve, por një rreshter i forcave detare u plagos rëndë. / bota.al

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 17 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 18 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 22 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.