Danny Boyle dhe Daniel Craig konfirmohen për “Bond 25”

Regjisori fitues i një “Oscar”, Danny Boyle do të ribashkohet me Daniel Craig për filmin më të ri “Bond”, që duhet të mbushë kinematë tetorin e vitin 2019. Ekipit i bashkohet një tjetër emër i njohur, skenaristi i “Trainspotting”, John Hodge. Xhirimet nisin më 3 dhjetor në studiot “Pinewood” të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton tch. Producentët Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli e përshkruan Boyle si “jashtëzakonisht të talentuar” dhe u shprehën absolutisht të kënaqur nga fakti që do të punojnë me të.

“MGM” e prezanton filmin nisur nga 8 nëntori 2019, që do të thotë se do të kenë kaluar plot 16 vite që kur kompania nxori filmin e fundit të saj mbi agjentin sekret më të famshëm të botës, “Die Another Day”. Pasi e la publikun në pritje për një kohë të gjatë, Craig e konfirmoi më në fund gushtin e vitit të kaluar se do të rikthehej për “Bondin” e tij të pestë. Kostumin e superagjentit 007, ai e ka veshur më parë te “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe “Spectre”.

James Bondi do të elektrizojë kështu kinematë botërore për të 25-tën herë, e për të shënuar këtë përvjetor është vendosur që edhe emri i filmit të fundit të kremtojë çerekshekulli ekzistencë të personazhit të shumadhuruar: ai do të quhet “Bond 25”. Naomie Harris pritet të rikthehet gjithashtu si Moneypenny, Ben Whishaw si Q dhe Ralph Fiennes si M, ndonëse nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?