Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:32 Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por …. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është ndalur te protestat e zhvilluara së fundmi në vend. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Esat Pasha tentoi të falsifikonte dokumentin e dorëheqjes së tij

Kultura E shtunë, 11 Janar 2020 12:26
Esat Pasha tentoi të falsifikonte dokumentin e dorëheqjes së tij
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 16 shkurtit 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një veprim të çuditshëm të Esat Pashë Toptanit ndaj delegatëve të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Shqipëri

Esat Pasha kishte falsifikuar një dokument

Ai kishte shtrembëruar përkthimin e tekstit frëngjisht me të cilin dha dorëheqjen.

Romë, 15 Shkurt (Nga korrespondenti ynë i veçantë). – Esat Pasha qëllimisht tregohet besnik ndaj Princ Vidit që kur ka ardhur në Romë. A është kjo besnikëri… besnike ? Sovrani i ardhshëm i Shqipërisë do të bënte mirë që t’i besojë me një kujdes më të madh. Sepse arti i lojës së dyfishtë duket i lindur te gjenerali që e ktheu Shkodrën te Malazezët në kushtet që ne i dimë. Dëshmon kjo anekdotë pikante, ekskluzive, vërtetësia e së cilës sfidon çdo përgënjeshtrim.

 Kur Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkoi në Durrës kohët e fundit për t’i kërkuar Esat Pashës që të jepte dorëheqjen si President i Senatit shqiptar, delegatëve iu desht të shtonin përpjekjet për të arritur qëllimin e tyre. Më në fund ata ia arritën : Esat Pasha premtoi të nënshkruajë dorëheqjen e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E shkruajtën menjëherë dokumentin, teksti frëngjisht i të cilit përafërsisht ishte si më poshtë :

“Unë, ESAT PASHA, deklaroj të jap dorëheqjen time dhe të marr përsipër të largohem sa më shpejt nga Durrësi.”

Para nënshkrimit të këtij dokumenti, Esati kërkoi që t’i lejohej të shkruante një kopje të dytë, të përkthyer në turqisht, për përdorimin e tij personal; ai dhe delegatët gjithashtu duhej të nënshkruanin këtë kopje të dytë.

 Meqë nuk flet frëngjisht, kërkesa e tij u duk e natyrshme. Një sekretar i Esat Pashës bëri përkthimin. Të dy dokumentet, frëngjisht dhe turqisht, u vendosën në një tryezë për nënshkrim kolektiv. Delegatët ishin gati të nënshkruanin përkthimin në turqisht, kur njëri prej tyre, ndërroi mendje dhe e përktheu atë tek një njeri që kishte besim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 O befasi ! Fjalia thelbësore u shtrembërua  si më poshtë :

“Unë, ESAT PASHA, deklaroj se marr përsipër të jap dorëheqjen kur të largohem nga Shqipëria.”

Ndryshimi ra në sy, dhe me siguri, pashai i shkëlqyer i rezervonte vetes t’u vërtetonte një ditë anëtarëve të komisionit, dokumentin e nënshkruar nga dora e tyre, se ai kurrë nuk kishte dhënë dorëheqjen, meqë ishte gjithmonë në Shqipëri !

 Më siguruan se kur u zbulua ky mashtrim, delegati anglez ishte aq i indinjuar sa që,  me një gjest nervozizmi, grisi kapelën e tij.

 Ndërsa Esati, thjesht buzëqeshi. Dhe, si një fatalist i mirë oriental, ai nuk kundërshtoi nënshkrimin e një dokumenti të ri të korrigjuar siç duhej. Sepse, me siguri mendoi ai, se, këtë herë të paktën, komisioni nuk do të binte në grackën e tij. — LÉON CONSEIL.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1914-kur-esat-pasha-tentoi-te-falsifikonte-dokumentin-e-doreheqjes-se-tij/

Etiketat e lidhura

Esat Pasha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 8 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 9 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!
Para 12 minutash

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!

Edi Rama: U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës….
Para 20 minutash

Edi Rama: U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës….

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.