Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fotografia si arkiv i kujtesës së gjallë dhe rizgjimi i së shkuarës përmes ngjyrës

Kultura E diel, 5 Korrik 2026 19:54
Fotografia si arkiv i kujtesës së gjallë dhe rizgjimi i së shkuarës përmes ngjyrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ka kaluar tashmë më shumë se një shekull qëkur fotografia ka zënë vendin e saj krahas dokumenteve të shkruara, si dëshmi e gjallë dhe e pashlyeshme e historisë sonë. Ajo nuk flet me zë, por me figurë; dhe pikërisht në këtë zëshmëri vizuale, ajo arrin të rrëfejë më shumë se fjalët, formën më të qenësishme të një komunikimi që sfidon kohën dhe triumfon me kujtesën.
Fotografitë na tregojnë për përkatësinë tonë shpirtërore, për vlerat që kemi kultivuar në heshtje dhe me dinjitet, për thesaret me të cilat i prezantohemi botës së qytetëruar, kulturën, hijeshinë, përulësinë dhe krenarinë tonë.

Ato janë më shumë se pamje të ngrira në kohë; janë vula të identitetit, ikona të përkatësisë, dëshmi të një klase që, edhe pse shpesh e paemërtuar në rrëfimet zyrtare, është prania më elokuente e një shpirti kolektiv që kërkon të dëgjohet përmes syrit.
Në këtë qasje, trajtimi me ngjyra, i realizuar me kujdes përmes teknologjisë digjitale, përmes programeve grafike dhe aplikacioneve të dizajnit, përbën një përpjekje jo vetëm estetike, por edhe etnografike. Është një mënyrë e re e të shikuarit, një përmasë e re për të perceptuar të vjetrën. Ngjyra nuk i mohon origjinalitetin dokumentar fotografisë bardh e zi, por e çliron atë nga hijet e harresës, duke e sjellë më pranë realitetit emocional dhe vizual të brezave të sotëm.

Ky rikthim i figurës në ngjyrë është në thelb një akt i kujtesës së ndriçuar, një ngulm për të shpërfaqur realitetin tonë grafik dhe kulturor përmes ngjyrës si një gjuhë komunikimi e pazëvendësueshme në etnografinë vizuale.
Ngjyra në këtë kontekst nuk është vetëm zbukurim, por element identitar, nënshkrim i përkatësisë, shenjë e gjallërisë së një trashëgimie që rreh ende në damarët e kohës.
Duke i parë këto fotografi të ngjyrosura me dashuri dhe kujdes, ne nuk po përpiqemi të rishkruajmë historinë, por ta rikujtojmë atë në dritën e saj të plotë, ta ndiejmë jo vetëm si relikt, por si vazhdimësi. Në këtë përpjekje, fotografia bëhet mediumi ku e shkuara flet me të tashmen, ku figura e heshtur bëhet zë, ku kujtesa kolektive nuk arkivohet, por rilind.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Etiketat e lidhura

albert vatajFotografiakujtesa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.