Gazeta “Opinga” dhe jehona e saj në kryeqytetin francez

Në gjuhën shqipe shprehja “opingë” ka kuptimin përbuzës “i varfër, i skamur”. Mirëpo, si për të kundërshtuar këtë nivel të ulët të fjalës, patrioti Nikolla Lako themeloi në Paris gazetën “Opinga”, e cila u shqua për jehonën e saj në kryeqytetin francez me ato pak numra që botoi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shkruan se qëllimi i parë i “Opingës” ishte të informonte publikun europiano-perëndimor se populli shqiptar ekzistonte, se shqiptarët nuk ishin thjesht një “nocion gjeografik, jo komb”, se shqiptarët janë të gjallë dhe kufijtë e Shqipërisë duheshin rivendosur në dobi të shqiptarëve.

Siç ka ngjarë shpesh me organe shtypi bashkëkohore me “Opingën”, problemet e financimit bënë që botimi të ndërpritej shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të viteve ’20 të shekullit të shkuar, Nikolla Lako deshi ta ringjallte gazetën, duke i dhënë tematikë më të përgjithshme dhe, kryesisht, kulturore dhe informative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye shtypi shpërndau këtë “Thirrje të Opingës”, që fondi i pasur i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e ka në fotografi dhe që publiku ka mundësi t’i shoh.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave posedon një thesar të vërtetë me materiale mbi çdo fushë dhe kontribuon në nxjerrjen në pah të vlerave të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?