Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjon Mili dhe “Trumcaku i vogël” Edith Piaf

Kultura E premte, 20 Gusht 2021 03:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kristaq BALLI – Kontributi i gjatë dhe i suksesshëm profesional e artistik i fotografit të shquar shqiptaro-amerikan (nga Korça), Gjon Mili në revistën amerikane “LIFE”, shumë popullore sidomos gjatë gjysmës së parë të shek. XX, kushtëzohej edhe nga fakti që si një prej foto-reporterëve më protagonistë të këtij mediumi me influencë social-kulturore botërore, ai duhej të udhëtonte shpesh jo vetëm në të gjithë Amerikën, por edhe në shumicën e vendeve europiane për gjurmimin dhe fiksimin në fotografi të personaliteteve të shquar në fushën e historisë, politikës, artit, shkencës, sportit, apo ngjarjeve të rëndësishme që përbënin jehonë globale edhe në sajë të pasqyrimit të tyre në revistën LIFE. Ky angazhim për dhjetra vite krijimtarie ka formuar një galeri të panumurt personazhesh që historikisht dhe artistikisht i kanë mbetur botës si një dëshmi e trashëgimi e vyer pamore, e cila nuk mund të zëvendësohet me asnjë zhanër tjetër arti dhe  do të vijojë të ngelet edhe sot  e në të ardhmen si një pararendës  i fiksimit  dokumentues e artistik  të filmografisë elektronike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Në kurorën rrezëlluese të këtyre personazheve ndrit edhe një perlë e vyer e muzikës franceze e ndërkombëtare, Èdith Piaf, të cilën opinioni botëror kulturor e kujton këtë vit me rastin e 45 Vjetorit  të shuarjes së parakohshme  fizike, por jo të zërit dhe himneve që ajo la pas, e që s’kish si të mos ishte edhe një prej subjekteve fotografike të Gjonn Milit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me emrin e saj nativ Édith Giovanna Gassion  (1915-1963), konsiderohet si një këngëtare kabareje (argëtimi), kompozitore dhe aktore franceze e cila u bë gjerësisht e dashur si një këngëtare kombëtare franceze, si dhe një prej yjeve më të mëdhenj ndërkombëtarë francezë. Muzika e saj ishte shpesh autobiografike,  këngët më specifike ishin  “chanson” dhe baladat, sidomos  mbi dashurinë, disfatën, brengën, pikëllimin. Midis këngëve më të njohura të saj janë “La Vie en rose”, 1946, “Non, je regrette rein”,1960, “Hymne á l’amour” (1949), “Milord” (1959), “La Foule” (1957), “L’Accoedéoniste”” (1955), “Padam…Padam…” (1951), etj. Piaf ka siguruar dhe merituar legjitimitetin si një nga këngëtaret më të famshme të shek. XX dhe zëri e muzika e saj vazhdojnë të interpretohen në mënyrë festive kudo.

Ashtu si edhe ajo e shumë artistëve të tjerë, edhe jeta adoleshente e rinore e  saj ka qenë një kalvar dramatik pune rrugësh, klubesh, vështirësish, braktisjeje, vetmie, frustimesh  e abuzimi human. Kariera e vërtetë artistike shënon vitin 1935 si këngëtare në një klub nate, pronë e Louis Leplé, ku ajo u afirmua me pseudonimin “Trumcaku i Vogël” (La Môme Piaf ose The Waif  Sparrow) ngase ishte shumë e shkurtër (142 cm) dhe se do të interpretonte gjithmonë e veshur me të zeza. Pas rreth 1 viti ajo filloi bashkëpunimin me të tjerë producentë, duke u quajtur përfundimisht Edith Piaf,  ndërkohë që interpretoi me sukses  si aktore kryesore bashkë me aktorin e njohur  Jean Cocteau në dramën me një akt  “Le Bel Indifférent”. Ajo shkruan tekstet e shumë prej këngëve të saj, ndërkohë që më 1944 pati një bashkëpunim, por edhe një lidhje dashurie me Yves Montand (Iv Montan) në Moulin Rouge. Interesant mbetet aktiviteti i saj muzikor gjatë Luftës II Botërore, sidomos kur Franca ishte e pushtuar nga nazistët. Ajo nuk e ndërpreu aktivitetin e saj koncertor. Madje gjatë  saj ajo fitoi edhe famën më të madhe. Disa klube të njohur nate u vunë në dispozicion të zyrtarëve  gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre francezë. Në një  prej tyre, pranë shtabit të Gestapos jetonte Piaf, krijonte e jepte koncerte në të gjithë Berlinin për ushtrinë gjermane. Me mbarimin e Luftës, madje u akuzua si tradhtare e kolaboracioniste, por nuk u faktua, madje u supozua që fotot e bëra  gjatë koncerteve të saj kanë ndihmuar kundërshtarët si dëshmi identifikimi e dekonspirimi në dobi të forcave të rezistencës. Kështu në Dhjetor 1944 ajo u ngjit në skenë dhe interpretoi për trupat aleate bashkë  me Iv Montan në Marsejë.

Pas Luftës II Botërore Piaf u bë e njohur ndërkombëtarisht me turnetë e saj në Europë, SHBA dhe Amerikën e Jugut. Ajo mdihmoi në lançimin e karierës së  Charles Aznavour (Sharl Aznavur) në fillim të viteve  ’50 duke e marrë atë me vete në turet e saj në Francë dhe SHBA dhe duke regjistruar  disa prej këngëve të tij. Në koncertet e shumta gjithandej botës ajo siguroi një sukses dhe famë të padiskutueshme, veçanërisht në Nju Jork e Paris.

Në Prill 1963 Piaf regjistroi këngën e saj të fundit “L’Home de Berlin”. Gjatë 8 viteve të fundit ajo dha koncerte të njëpasnjëshëm të cilët u regjistruan në kaseta apo CD dhe nuk kanë dalë kurrë nga printimi. Kënga e vetë Piaf-it “La Vie en rose” e realizuar më 1945 u votua me çmimin Grammy Hall of Fame Award më 1998.

Pas një jete të shkutër por të stuhishme, dramatike me sëmundje, aksidente të njëpasnjëshme automobilistike, e dëmtuar nga alkooli e drogat ajo mbylli sytë në moshën 48 vjeçare më 1963 dhe u varros në Paris, në varrezën familiare në një ceremoni funebre të paparashikuar, ku morën pjesë më  shumë se njëqind mijë adhurues e ku i gjithë trafiku i Parisit u pezullua tërësisht, si rrallë ndonjëherë.

Gjatë karierës së saj artistike Èdith Piaf, ka interpretuar më shumë se 300 këngë të kompozuara, ose popullore të përpunuara, kryesisht franceze dhe në po atë gjuhë. Ka luajtur gjithashtu në 10 filma. Këngët e saj janë të regjistruara ne dhjetra e dhjetra disqe, CD e DVD. Për jetën dhe krijimtarinë e saj janë realizuar disa filma e drama dhe janë shkruar shumë libra artistikë, kritikë, monografikë, studimorë. Ajo mbetet një nga këngëtaret më të famshme në botë në të gjitha kohrat. Zëri dhe krijimtaria e saj vokale njihen si ”Himni i Dashurisë”

Fati që Gjon Mili  e “takoi” dhe e botoi Piafin i përket sigurisht jo rastësisë, por këmbënguljes dhe mjeshtërisë artistike. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Francë, kur ai çeli ekspozitën e tij me foto, ai u ftua të ndjekë një koncert të saj dhe pati rastin të realizojë një cikël fotosh të konceptuara nga dy këndvështrime estetike që shprehnin edhe esencën e pamjes dhe personalitetit të Piaf-it: nga paraqitja tepër grafike bardh e zi dhe nga gjestikulacioni e mimika emocionale shumë e shprehur e këngëtares, të cilat pasqyronin edhe karakterin e gjendjen shpirtërore përgjatë gjithë jetës. Këto foto u ribotuan ne Revistën ”LIFE” me rastin e 100 Vjetorit të lindjes së Èdith Piaf. Gjon Mili mendonte se ajo ishte e njohur për zërin, por edhe fytyra e saj ishte e paharrueshme. Ajo nuk i përmbante dot emocionet  gjatë interpretimit në shprehjet e fytyrës së saj. Të kurorëzuara nga flokë kaçurela, rrudha të thella  vertikale dhe vetulla te theksuara si paranteza, tiparet e saj ndryshonin në formën e brengës,  pasionit, ose ngazëllimit sipas melodisë dhe fjalëve që ajo këndonte. Pikërisht këtë  situatë psiko-artistike Gjon Mili e ka fiksuar si një nga tiparet e saj më shprehëse të interpretimit muzikor dhe karakterit të saj melodramatik.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 19 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 23 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 25 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 32 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.