“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, Elisa Spiropali: Pasuri e çmuar e Shqipërisë, tashmë pjesë e thesareve kulturore të njerëzimit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përshëndetur përfshirjen e “K’cimit të Tropojës” në listën e Trashëgimisë Kulturore në UNESCO.

K’cimi i Tropojës”, një tjetër pasuri e çmuar e Shqipërisë, u shpall pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Shpirti krijues, patriotizmi, krenaria, fisnikëria, virtuoziteti dhe talenti i artistëve popullorë të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, pjesë e identitetit dhe e vlerave tona kombëtare, janë tashmë pjesë e thesareve kulturore të njerëzimit.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje kombëtare”,- shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?