Kukësi nis rindërtimin e shtëpisë së poetit, Havzi Nela

Bashkia Kukës ka nisur rindërtimin e shtëpisë së poetit disident Havzi Nela. Ceremonia e fillimit të punimeve u zhvillua në Kollovoz, në rrënojat e shtëpisë ku lindi dhe u rrit martiri Havzi Nela.

I pranishëm në këtë ceremoni, kryetari i bashkisë Bashkim Shehu, duke vlerësuar kontributin e Havzi Nelës në shërbim të vlerave më të larta të demokracisë tha se: “Rindërtimi i shtëpisë së Havzi Nelës është një vlerë e shtuar për Kukësin. Shtëpia muze do të jetë e hapur për të gjithë banorët e Kukësit dhe jo vetëm, edhe për vizitorët e huaj dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të njihen me jetën dhe veprën e Havzi Nelës. Kjo është një ditë e mirë për Kukësin”.

Rindërtimi i shtëpisë, të cilën bashkia Kukës do e kthejë në shtëpi muze, do të përfundojë më datë 10 gusht, datë e cila përkon me 30-vjetorin e ekzekutimit me varje të Havzi Nelës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Kukës në kuadër të 30-vjetorit, pak ditë më parë inauguroi bustin e poetit në bulevardin “Dituria”, pranë gjimnazit të Kukësit, i cili mban emrin e poetit. Në praninë e shumë intelektualëve të njohur të penës dhe artit u organizua dhe një ceremoni solemne dhe simpozium shkencor për Havzi Nelën, ndërsa më datë 10 gusht është parashikuar peligrinazhi i shkrimtarëve dhe artistëve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe më gjerë, pranë varrit dhe shtëpisë muze të Havzi Nelës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?