Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Legjendat mbi një femër Papë mund të jenë të vërteta

Kultura E mërkurë, 8 Shtator 2021 19:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Legjendat mesjetare thonë se Papa Joan ishte femra e parë dhe e vetme Papë. Tani një analizë e monedhave të vjetra prej argjendi sugjeron se gruaja mund të ketë jetuar vërtetë. Sipas legjendave të mesjetës një Papë me emrin John ose Johannes Anglicus që ka ushtruar papatin e tij gjatë gjysmës së shek. IX në fakt ishte një grua. Për shembull një histori e shek të 13-të e shkruar nga një prift domenikan nga Polonia me emër Martin thoshte se Papa Joan mbeti shtatzanë dhe lindi fëmijën gjatë një procesioni në kishë. Ka shumë debat nëse ka ekzituar një Papë me emrin Johannes Anglicus, aq më pak nëse ky Papë ka qenë mashkull apo femër. Dyshimi vjen nga konfuzioni i identiteteve të Papëve gjatë gjysmës së shek. IX, p. sh në kopjen më të vjetër të gjetur të “Liber Pontificalis”, libri zyrtar i biografive të Papëve në mesjetën e hershme, Papa Benedikt i III nuk përmendet. Zbulimi nëse ka ekzistuar një Papë Joan jo vetëm që zgjidh një mister religjoz dhe historik, por është një faktor në argumentet moderne të rolit të femrës mbi kishë. Debati mbi femrat kler në kishë është ende në proces.  Habicht thotë se simbolet në monedhat mesjetare tregojnë se Papa Johannes Anglicus mund të ketë ekzistuar si dhe Papa Joan mund të ketë qenë i vërtetë. Monedhat favorizojnë një histori të fshehur. Habicht po punonte mbi një punë kërkimore mbi varrimet e Papëve në Romë. “Në fillim besoja se historia e Joanit ishte një trillim, por kur bëra më shumë kërkime vura re se kishte më shumë prapa kësaj historie,” – thotë ai. Habicht analizoi monedha argjendi të njohura si denarë që përdoreshin në Europën perëndimore. Emri i tyre vjen nga monedha e argjendtë e njohur si denarius dhe kanë përmasa të vogla. Monedhat kishin nga njëra anë emrin e perandorit dhe monogramën e Papës –një simbol i bërë nga inicialet- nga ana tjetër. Habicht u fokusua mbi monedhat që i atribuoheshin Papa John VIII nga viti 872 deri në 882. Arkeologu u shpreh se ndërsa disa denarë kishin një monogram që i përkiste Papës John VIII të tjerë kishin një monogram të ndryshëm. Këto monedha të tjera mund t’i kenë përkitur një Pape John tjetër, Johannes Anglicus, Papës Joan. Monograma ishte si një firmë e ditëve të sotme. Në  fakt mund të kemi një lloj shënimi të Papës Joan. Habicht sugjeron se radha e Papëve në mes të shek. IX duhet të përfshijë Leo IV nga 846-853 i ndjekur nga Benedikti i III nga 853-855, Johannes Anglicus nga 856-858 dhe nga Nikolas I nga 858-867. Është vërtetuar shkencërisht se këto monedha nuk janë false. Sipas Habicht-it nuk ka një treg mbledhës për këto monedha mesjetare. Falsifikuesit nuk janë të interesuar për t’i falsifikuar ato. Disa vite më parë disa monedha Papësh të shek. të IX pas krishtit u ofruan në ankand në Nju Jork, por pjesa më e madhe nuk u shit dhe iu kthyen pronarit. “Disa do ta përqafojnë studimin tim dhe do të gjejnë prova të tjera të femrave kler në shekujt e hershëm të kristianizmit,” – u shpreh Habicht. – “Të tjerë do të refuzojnë idenë dhe do të krijojnë zhurmë mediatike kundër pohimeve të tilla. Mund të ngrihet një betejë përbaltje që mund të vazhdojë përgjithnjë.” / bota.al

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 17 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 18 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 22 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.