Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Recitali befasues i këngëtarit Hysni Hoxha

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 04:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Z. Zholi

Këto ditë ka dalë në treg albumi i ri i këngëtarit popullor Hysni Hoxha i cili titullohet “Këndoj ty Librazhdi im”. Ky album ka 10 këngë popullore ku mbizotëron muzika e Edmond Zhulalit dhe tekstet e Jorgo Papingjit. Me këtë album Hysni Hoxha një nga këngëtarët më të mirë popullor të trevës së Librazhdit e ka çuar në 4 numrin e albumeve. Në të gjithë karrierën  e tij, këngëtari i mirënjohur Hoxha njihet për mbështetjen e thellë te tabani popullor po ashtu dhe tek tekstet nga historia e ëksaj treve. Mbështetja tek ky taban përbën sipas Hoxhës thelbin e suksesit. Korrekt, plot dëshirë për të qenë pranë muzikës tradicionale të trevës së tij, Hysni Hoxha me këtë album ka bërë një hap të konsoliduar në karrierën e tij si këngëtar popullor. Ai punon në heshtje por dhe jep rezultate bindëse dhe rezultati më i mirë është se të gjitha CD e albumeve të hedhura në treg prej tij thuajse janë të shitura. Albumi i katërt përbën një hap cilësor në karrierën e tij, ndaj këtë album këngëtari do ta promovojë në vendlindjen e tij në Librazhd duke sjellë para publikut librazhdas koncertin e tij Recital të titulluar  me titullin e albumit, “Këndoj ty Librazhdi im”. Recitali do të zhvillohet ditën e premte nën kujdesin e veçantë të Bashkisë Librazhd që i mbështet gjithmonë këngëtarët e saj kudo që janë, por rolin më të madh në këtë recital e ka marrë përsipër kryetari i Bashkisë Librazhd, artdashësi, Kastriot Gurra.  Sipas Hoxhës, ky koncert është një obligim që ka ai ndaj popullit të vendlindjes të cilët e kanë përkrahur që në hapat e parë të karrierës së tij. Në këtë koncert që do moderohet nga Silvana Braçe, Hoxha do këndojë 10 këngët e albumit të ri që i dedikohen të gjitha traditave, kulturës, zakoneve, historisë zhvillimeve të trevës nga ai ka prejardhjen dhe ka lindur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Këngët e albumit “Këndoj ty Librazhdi im”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

1 – Këndoj ty Librazhdi im Teks & muzika H Hoxha Orkestroi,  E Zhulali 2. Dasma e Dardanit. Teksti,  Muhamet Muça Muzika & orkestrimi Edmond Zhulali.- 3 Librazhdi im. Teksti Ferit Fixha. Muzika popullore. Orkestra Mark Luli. 4 -Dasma e madhe. Teksti, Hysni Hoxha. Muzika, Fatmir Lela. Orkestra, Edmond Zhulali. 5-Çermenika ban kuvend. Teksti, Jorgo Papingji. Muzika, Hysni Hoxha. Okestroi, Edmond Zhulati. 6- Amaneti i Bashkimit. Teksti Jorgo Papingji. Muzika & orkestrimi Edmond. Zhulali. 7 – Çermenika s’ju harron. Teksti & Muzika, H. Hoxha. Orkestroi, E Zhulali. 8- Nga Kosova i mërguar. Teksti, Gjok Beci. Muzika & orkestrimi, Edmond Zhulali. 9 -Komshijes. Teksti & Muzika, Fatmir Lela. Orkestroi, Jetmir Mehmeti. 10-Putpuri Matjane. Teksti popullor. Muzika popullore. Orkestroi, Mark Luli.

Me këto këngë zemre, besoj se Librazhdi do më japë po atë kënaqësi që unë prej vitesh po përgatitem ti jap. Pa Librazhdin unë nuk do të isha ky që jam, por po ashtu nuk mund ta konceptoja një Recital në Tiranë, pa ua dhuruar më parë popullit që më ka dhënë bekimin-përfundon Hoxha. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.