Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:50 Sindikata e Universiteteve kalon në bojkot, Kovaçi: Jo dialog me Ramën, dorëheqje! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur të bojkotojë mësimdhënien në të gjitha universitetet publike të vendit, në shenjë solidariteti me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Kultura E diel, 5 Maj 2024 12:45
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqijtë tanë” (Fan Noli)

Pas revolucionit francez 1789-1799 nisi një epokë e re që tronditi nga themelet Evropën e vjetër. Jehona e tij i dha jetë lëvizjeve të përgjithshme, të cilat kërkonin në bazë të bashkëjetesës politike dhe shoqërore: lirinë, barazinë dhe vëllazërimin e të gjithëve, garancinë dhe pacënueshmërinë e pronës, laicitetin e shtetit, tolerancën fetare, uniformitetin administrativ.
Këto parime u përhapën nga Franca në Evropë nëpërmjet armatave të Napoleonit. Vazhdimi i këtyre ideve ishte epoka e Nacionalizmit dhe e Revolucionit Industrial që mund të konsiderohet si epoka, në të cilën u trondit përfundimisht Evropa e vjetër e aristokracisë, e monarkive absolute, e shoqërive të Regjimit të Vjetër, por në të cilën u shpall njëkohësisht Evropa e kombeve, e regjimeve liberale, konsitucionale dhe parlamentare.
Mbi këtë shtrat historik, mori jetë dhe u zhvillua, i ashtuquajturi Revolucioni Grek (1821-1832).

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Interesi i Evropës Perëndimore mbi Greqinë e Lashtë krijoi filo-helenizmin. Klasa sunduese konservatore e Britanisë në veçanti ishte shumë e interesuar për Greqinë, për shkak të shkollimit të tyre mbi klasicizmin dhe kjo solli mbështetjen e Britanisë për Revolucionin Grek për pavarësi. Në fakt, termi grek në shekullin XIX ka patur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, helenasit, vllehët dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik kombëtar; grek. Vetë helenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis.
Në historiografinë botërore, dhe as në rrëfimin e historianëve grekë, nuk përmendet data e 15.01.1821, kur Kuvendi i Kapedanëve të Rumelisë shpalli “Aleancën e Bashkimit Kombëtar” të shqiptarëve, për nisjen e luftës çlirimtare me thirrjen: “Nderin dhe Kombin i kemi bashkë – Të krishterë e myslymanë!”. Është i vetmi organizëm luftarak, i cili filloi dhe drejtoi luftën çlirimtare të 1821-it në tokën e Greqisë së ardhshme.
Dita kombëtare e Greqisë, 25 marsi 1821, që njihet nga historiografia botërore si datë e bekimit në manastirin e Aghia Lavres, të kryengritësve “grekë” nga arqipeshkvi i Patrës, Germanos, është një sajesë e mëvonshme. Propaganduesi më i madh i kësaj date ka qënë F. Pukëvili, i cili donte t’i jepte kryengritjes së 1821 ngjyrën kristiane. Madje, është i njohur fakti që prelatët kishtarë, si Patriarku Grigoris, kanë mallkuar revolucionin dhe kryengritësit që e vinin në rrezik kishën ortodokse. Arsyeja sipas historianëve grekë ishte se kodi fetar nuk përfshin revolucionin.
“Revolucioni është një gjë e keqe, nuk është në dëshirën e Zotit të ngrihesh dhe të shkaktosh trazira.”

Swiss Digital

Pra, kryengritësit, nuk u frymëzuan nga “bekimet” dhe “meshat” e fshehta, por nga kuvendet e kapedanëve arbër që u bënë thirrje të gjithë banorëve pa dallim feje dhe race, për të luftuar sundimin 400 vjeçar otoman.

Fitoret e luftëtarëve arbër kundër ushtrisë osmane dhe detyrat që dhanë Fuqitë e Mëdha, ndryshuan interesat e kishës, e cila pas formimit të shtetit grek, i cili ishte produkt i një revolucioni, duhet të vendoste edhe kishën si pjesë e këtij revolucioni. Kështu nisi sajimi i domosdoshëm i historisë rreth rolit të kishës ortodokse në revolucionin e 1821-it. Shprehja “grek-i krishterë”, e cila nuk njihej para vitit 1821, u bë baza ideologjike e shtetit të ardhshëm helen dhe programit të “megalo-idesë”.
Por, sa gjak shqiptari është derdhur vetëm gjatë luftës çlirimtare të 1821-it dhe dy luftrave civile?

Nuk ka asnjë të dhënë. Revolucioni si të gjitha kryengritjet e armatosura është një histori e përgjakur. Shfarosjet dhe hakmarrjet, epidemitë dhe uria, luftëra civile dhe vrasje, plaçkitje, refugjate dhe skllavëri, këto janë tabloja e revolucionit dhe rrjedhojat e tij. Masakrat e bujshme të Psarës, Kios, Tripolicës dhe gjatë të gjithë periudhës së luftës, që prekën zemrat e intelektualëve më të shquar evropianë për nga mizoria, përmendin “grekë” dhe “turq” , ndërkohë që viktimat, me të dyja emërtimet, qenë në shumicë, thjesht shqiptare, sepse mëkati më i madh i tyre, ishte mospërfshirja në trupin e helenizmit.

Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
Lexo po
Disa nga arvanitasit heronj të kryengritjes së vitit 1821, ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Dhaskalina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës.
Në kujtimet e tij, Kollokotroni me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”

Avokati mbrojtës Klonari, tha në fjalën e tij: “Deri kur zotërinj gjykatës do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshme kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë…?”

Publicisti dhe orientalisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer ka thënë: “Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek.”

Por, grekët janë të zënë duke vjedhur historinë e shqiptarëve dhe për këtë arsye ata nuk e dinë se kush kanë qenë banorët e parë të tyre.

Kush mund të jenë krijuesit e vërtetë të tyre?

Politikani dhe historiani i njohur italian, Pietro Scopola duke patur parasysh, të gjithë ata të cilëve “u ka mbetur ora në shekullin XIX”, i këshillon të studiojnë historinë e kaluar, sepse të dish se çfarë ka ndodhur, shërben për të ditur se kush jemi dhe “rikujtimi i të vërtetave historike është një akt, që qëndron në themel të paqtimit të popujve”.

Fakti që tashmë nuk mund të diskutohet, megjithëse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose më mirë shqiptarë. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës çlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtrimet e skllavërisë. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Çamërisë, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specësit, dhe Psarës. Populli arban ose shqiptar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.

Alba Haruni/TELEGRAFI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus e ka zgjidhjen e sulmit në shtëpi, shqiptari Durmishi po shkëlqen
SPORTI Para 15 minutash

Juventus e ka zgjidhjen e sulmit në shtëpi, shqiptari Durmishi po shkëlqen

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë
TEKNOLOGJI Para 25 minutash

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 35 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 1 ore

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 15 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 18 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 14 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.