Rinis projekti “Arkeologu i vogël”, brezi i ri më pranë historisë

Rinis projekti “Arkeologu i vogël”, me nxënësit e shkollës jopublike “Faik Konica” që vizituan Muzeun Historik Kombëtar. “Arkeologu i vogël”, ky projekt i iniciuar nga Sektori i Programeve Edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar, rinisi për vitin e ri shkollor 2018-2019 me fëmijë nga shkolla jopublike “Faik Konica”.  Fëmijët, të shoqëruar edhe nga dy mësuese të tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike, raporton atsh.

Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, e që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet, të cilat i kishin gjetur vetë. Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?