Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shpikjet e shqiptarëve, çfarë pritet të regjistrojë Shqipëria në regjistrin SAPI

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 00:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shumë shpejt edhe Shqipëria do të ketë një bazë të të dhënave shtetërore për Sistemin e Administrimit të Pronësisë Industriale (SAPI). Pr.vendimi që pritet të miratohet brenda vitit, parashikon krijimin e një regjistri unik (SAPI) , i cili duhet të mbledhë të dhëna të objekteve të Pronësisë Industriale të depozituar nga subjekte vendase apo të huaja të cilët duan të regjistrojnë këto objekte në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi për Pronësinë Industriale.

Pronësia intelektuale ka qenë shpeshherë objekt i konflikteve të ndryshme gjyqësorë, për shkak të shkeljes së të drejtave të një marke. Megjithatë, sipas shifrave më të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka deklaruar më herët se 1 janari 2018-1 shtator 2018 rezulton të jenë bërë të paktën 870 aplikime nga ana e subjekteve tregtare që kanë aktivitet në vendin tonë si dhe nga kompanitë e vendeve të huaja. Shifra e regjistruar për vitin aktual është më e lartë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë kur u regjistruan 753 aplikime.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Sipas pr.vendimit, regjistri SAPI do të përmbajë:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

a)  të dhënat e patentave për shpikje, modelet e përdorimit,produktet gjysmëpërçues, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot indrustriale, treguesit gjeografike dhe emërtimet e origjinës të aplikuara/regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, sipas kërkesave të legjsilacionit në fuqi për Pronësinë Industriale;

b)  të dhënat e patentave për shpikje, markave tregtare dhe të shërbimit, disenjove industriale, ndërkombëtare të aplikuara/regjistruara nga marrëveshjet ndërkombëtare të fushës në të cilën Republika e Shqipërisë ka ratifikuar/aderuar;

c) të dhënat që i përkasin përkasin kërkesave për regjistrimin e patentave të shpikjeve, modeleve të përdorimit, produktet gjysmëpërçues, markave, disenjove industriale, treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës, të cilat janë refuzuar, çrregjistruar apo skaduar;

ç) të dhëna mbi çdo ndryshim në rekordet e patentave të shpikjeve, modeleve të përdorimit, produktet gjysmëpërçues, markave, disenjove industriale, treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës të aplikuara apo regjistruara;

d)   vizatime të e patentave për shpikje, modelet e përdorimit,produktet gjysmëpërçues, disenjot industriale, si dhe paraqitjen figurative për markat tregtare, treguesit gjeografike dhe emërtimeve të origjinës;

dh)  referencat për dokumentet e skanuara, të depozituara në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ose të lëshuara nga ajo;

e) të dhëna për dokumentet shoqëruese/akte dhe informacione qëregjistrohen, njoftohen apo    depozitohennë regjistër;

ë) të gjitha dokumentat e skanuar në lidhje me kërkesat e depozituara në DPPI;

f)  të dhënat për palët, individë dhe subjekte;

g)  informacione të tjera plotësuese për procese të punës së stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale;

gj) informacion në lidhje më publikimet zyrtare të Buletinit të Pronësisë Industriale;

h) të dhëna në lidhje me klasifikimet ndërkombëtarë për objektet e Pronësisë Industriale të përdorura nga DPPI në procesin e ekzaminimit;

i)  të dhëna referuese për ndërveprimin dhe baza të dhënash të tjera;

j) të dhënat e regjistrit të përfaqësueseve të autorizuar;

k) të dhënat e regjistrit të ekspertët në Fushën e Pronësisë Industriale;

l) të dhënat e kontratave të licencave të objekteve të PI;

ll) të dhëna në lidhje me certifikatat e mbrojtjes shtesë, sipas legjislacionit në fuqi për pronësinë industriale;

m) të dhënat për pagesat e kryera për shërbimet me pagesë;

n) të dhënat e përdorueseve të sistemit SAPI;

nj)  të dhëna referuese për komunikimin me regjistrat on-line të organizmave ndërkombëtare në të cilat  Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka marrëveshje;

o)  të dhënat e raporteve dhe statistikave.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale do të jetë administratori i vetëm i Sistemit të Administrimit të Pronësisë Industriale dhe përgjegjëse  e  drejtpërdrejtë  për  strukturën  e bazës të të dhënave, anën funksionale dhe operacionale./MOnitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.