FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“The Tempest”, xhirime në port dhe në ujrat pranë Durrësit

Gjatë dy ditëve të ardhshme në ujrat detare pranë Durrësit, si dhe në një nga kalatat e portit do të xhirohen disa skena nga filmi artistik amerikan “The Tempest”.

Filmi është produksion i kompanisë “Troma Entertainment” me qendër në New York, tha për APD-në, Justin Martell, drejtues i studios “Pioneer Media”, sipas të cilit përveç xhirimeve në Durrës gjatë ditëve të ardhshme janë parashikuar edhe xhirime në Tiranë dhe në rrethinat e saj.

Një kast prej 5 aktorësh amerikanë, si dhe stafi teknik shqiptar kanë punuar dje në det të hapur me mbështetjen e anijeve të Rojes sonë Bregdetare dhe më pas do të regjistrojnë sekuencat e fundit në një nga kalatat e portit. Xhirimet e filmit mbështeten nga “Skandal Studio” në Tiranë dhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë muajve të fundit në territorin e portit më të madh të vendit janë xhiruar skena edhe nga dy filma të tjerë, “Derë e hapur” si produksion shqiptar dhe tjetri “Balkan Blood”, produksion shqiptaro-kinez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?