Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Unë dhe Saranda”, çelet ekspozita me 28 punime e piktores kosovare

Kultura E mërkurë, 8 Shtator 2021 21:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rreth 28 punime të piktores kosovare Saranda Kika-Bahtiri u prezantuan në qytetin bregdetar të Sarandës. Piktorja kosovare, Saranda Kika-Bahtiri është një prej 40 vajzave kosovare me emrin Saranda, që vizituan shkurtin e këtij viti qytetin, që u ka dhënë emrin. Në ekspozitën e çelur ditët e fundit në galerinë “Art Saranda” ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtues të pushtetit vendor, artdashës, etj..

Në një prononcim për ATSH-në, piktorja kosovare Saranda Kika-Bahtiri u shpreh se “e frymëzuar nga bukuritë e Sarandës, pas vizitës në qytetin bregdetar, krijova punime enkas për artdashësit, kryesisht peizazhe”. “Në ekspozitë prezantova 28 punime të formateve të ndryshme, ku del në pah harmonizimi i ngjyrave me nuanca të forta e intensive si në plan të parë po ashtu edhe në prapavijë”, u shpreh Saranda Kika- Bahtiri. Si në peizazhe, edhe në portrete, ngjyrat vendosen me gjeste të sigurta, me koncepte të mirë menduara dhe gjithmonë na çojnë drejt hulumtimit si të ngjyrës dhe formës .

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Një vend të veçantë në këtë ekspozitë zë edhe femra. E konsideruar si e brishtë në shoqëri, në punimet e piktores Saranda Kika-Bahtiri del e fortë, e qëndrueshme. Ngjyrat në sfond janë më të lehta, më të çelta, më të pastra. Femra në brendësi ka shumë klithje, vuajtje, shqetësime, hutime dhe paramendime, e krejt kjo vjen nga gjuha e brendshme e piktores.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në punimet e ekspozuara gjithnjë respektohet elementi i ngjyrës, linjës, formës dhe kompozicioni. Piktorja kosovare Saranda Kika-Bahtiri ka lindur në Prishtinë. Në vitin 2004 u diplomua në Degën e Artit Figurativ, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Në 2007 u diplomua në studimet pas universitare në Degën e Artit Figurativ. Aktualisht po ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin Internacional të Novi Pazarit.

Ajo ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive, ndërsa ka hapur disa ekspozita personale si në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë, në Podujevë, Pallati i Rinisë në Prishtinë, në Gostivar , në Galerinë e Arteve pamore në Tetovë, etj.. Piktorja Saranda Kika-Bahtiri është nderuar me çmimin e parë “Kadri Kadriu”, në Podujevë ka marrë diplomën “Studente e dalluar” nga Universiteti i Prishtinës, çmimi i parë “Salloni vjeshtor” Galeria e arteve Gjilan, fituese e shpërblimit në ekspozitën ”Arti Islam IV”(specializim i artit Ebru në Konya të Turqisë). Ekspozita “Unë dhe Saranda do të qëndrojë e hapur në qytetin bregdetar deri në 7 tetor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 17 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 18 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 22 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.