Vizita surprizë: dikush nuk e harroi të madhin Gëzim Kruja në 80-vjetorin e tij (Video)

Këto ditë ka pasur 80-vjetorin e lindjes, Mjeshtri i Humorit, Gëzim Kruja. Por, kjo ditëlindje e një kolosi të humorit shkodran dhe shqiptar, është lënë në harresë nga strukturat shtetërore, por jo nga miku dhe kolegu i tij, Zef Deda.

“Më gjej lulet me të bukura dhe ku janë më freskëta për mikun tim Gëzim Kruja”, i kërkoi Zef Deda, pronares së dyqanit të luleve, të cilën e komplimentoi me fjalët më të bukura. “Gëzim Kruja, këtë tufë me lule po ta përgatit një lule” i drejtohet ai nga videoja. Ndiqni pamjet, ku aktori 80-vjeçar, i rënë nga shëndeti tashmë, befasohet nga vizita e Dedës, lulet dhe urimi që vjen më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?