FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vlorë, skulptura ”Mëmësia” vendoset pranë qendrës historike

Lidhjet e Shqipërisë me Italinë janë të forta. Jo vetëm se aty jetojnë mijëra shqiptarë por edhe për shkëmbimet mes dy vendeve. Si simbol i vazhdueshëm i miqësisë mes Vlorës dhe Italisë, u vendos në hyrje të ”Rrugës së Re”, skulptura ”Mëmësia”.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili ndër të tjera falenderoi konsullen italiane që në ditët e saj të fundit në qytet, si ”Qytetare Nderi” u kujdes që të linte këtë kujtim të autores Silvia Paolini.

”Në një qytet që e do artin, si simbol i vazhdueshëm i miqësisë mes Vlorës dhe Italisë, u vendos sot, në hyrje të Rrugës së Re, fare pranë qendrës historike, skulptura ‘Mëmësia’. Falenderoj konsullen italiane që në ditët e saj të fundit në qytet, si ”Qytetare Nderi” u kujdes që të linte këtë kujtim të autores Silvia Paolini. Nga një përkim fatkeq, është e rëndësishme për mua sot, të përmend largimin e parakohshëm nga jeta të skulptorit Arben Bajo si pasojë e Covid-19. Jam i bindur që nga pikëpamja njerëzore dhe artistike, Bajo nuk do të largohet asnjëherë, por nga pikëpamja profesionale, më duhet t’iu bëj thirrje të gjithëve, banorë të Vlorës ose jo, që të tregojnë kujdesin e duhur ndaj virusit vdekjeprurës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?