Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 09:28 Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Botuar në radion gjermane DW- Pak muaj më parë, kryeministri i Malit të Zi tha se “dy vende fqinje përpiqen të bllokojnë anëtarësimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vrapuesja e Prizrenit dhe Valltarja e Tetovës, një shpalosje estetike dhe mitologjike e shpirtit të lashtë dardan

Kultura E enjte, 4 Qershor 2026 09:40
Vrapuesja e Prizrenit dhe Valltarja e Tetovës, një shpalosje estetike dhe mitologjike e shpirtit të lashtë dardan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Albert Vataj
Në dy cepa të Dardanisë së lashtë, në Prizren dhe Tetovë, arkeologjia na ka dorëzuar dy figura prej bronzi që bartin hijeshi, gjallëri dhe simbolikë të pashembullt: Vrapuesja e Prizrenit dhe Valltarja e Tetovës. Në përmasat modeste të trupave të tyre (11.4 cm dhe 9.4 cm), këto statuja përmbledhin një botë të tërë: estetikë e përkryer, lëvizje që s’është thjesht trupore por shpirtërore, një përfaqësim i femrës jo si objekt, por si subjekt i hyjnores, i ritit, i lirisë.
Vrapuesja e Prizrenit, e datuar rreth viteve 520–500 p.e.s., është një shembull i jashtëzakonshëm i plastikës arkaike. Figura është paraqitur në lëvizje të tendosur, me njërën këmbë që prek me majë toknë, e gjoksi përpara në një gjest të qartë vrapimi. Trupi i saj është i mbështjellë me një veshje të shkurtër që kujton xhubletën, duke i rënë nga krahu i djathtë në palosje që rrjedhin lirshëm, duke i shtuar dinamikës plastike një elegancë drithëruese. Flokët e krehura në mënyrë të shkallëzuar i japin një ndjenjë formaliteti dhe rregulli.
Kjo figurë është një vepër që e tejkalon funksionin e saj dekorativ ose votiv. Ajo është një mishërim i fuqisë dhe elegancës së femrës në një kulturë që ndoshta, përmes artit të saj, ka njohur më shumë se ç’na tregojnë rrënojat.
Në anën tjetër, Valltarja e Tetovës, gjetur në vitin 1933 është një pasqyrë e asaj që mund të quhet ekstaza rituale e kulturës së lashtë. Ajo vallëzon, jo për të zbavitur, por për të ftuar, për të ndërtuar një urë me hyjnoren. Trupi i saj është i lakueshëm, flokët të parregullt, fytyra pa mimikë të qartë – sikur të ishte përfshirë nga një fuqi përtej të kuptuarit tokësor. Legjenda që e shoqëron e paraqet atë si një menadë, një shërbëtore e Dionisit, me gjarpërinj në bel dhe në flokë, me një kurorë prej gruri – e gjitha kjo një kod simbolik i pjellorisë, jetës, por edhe shndërrimit.
Ajo nuk është më thjesht një statujë: ajo është një këngëtare e heshtur e misterit dionisik, një grua që i përket ekstazës, sakralitetit dhe lirisë shpirtërore.
Duke parë përtej teknikës, këto dy figura nuk janë as kopje helenistike, as imitime të traditave të tjera. Ato janë pasqyrë e një estetike vendore, e përpunuar ndoshta në punishtet dardane apo në bashkëpunim me qendrat ilire bregdetare. Është e vërtetë që frymëzimi mitologjik (menadat, Dionisi) bart gjurmë të mitologjisë greke, por realizimi, detaji, ndjenja që përcillet, janë autentikisht dardane.
Nëse kësaj dysheje i shtojmë edhe Atleten e Janjevës, një tjetër figurë prej bronzi që paraqet një grua në pozicion përgatitor për hedhje, krijohet një triadë femërore dardane: atletja (fuqia), vrapuesja (lëvizja) dhe valltarja (rituali). Një trinitet që i jep figurës së gruas dimensionet e saj të plota: trupin, mendjen dhe shpirtin, të pranishme në një civilizim që ndoshta e ka vlerësuar më shumë se sa kemi ditur ne deri tani.
Vrapuesja e Prizrenit ruhet në Muzeun Britanik në Londër. Valltarja e Tetovës ndodhet në Muzeun e Shkupit. Asnjëra prej tyre nuk është ekspozuar me dinjitetin e duhur në hapësirat shqiptare, as si shenjë identitare, as si shprehje estetike. Kjo mungesë e një rrëfimi të përbashkët për to është një boshllëk që duhet mbushur.
Të dyja figurat janë shtatore të heshtura të një kulture që e donte gruan në qendër të energjisë krijuese: si lëvizje, si liri, si akt sakral.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 13 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 17 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Etiketat e lidhura

albert vatajValltarja e TetovësVrapuesja e Prizrenit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 14 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 23 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 1 ore

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.