FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

300 milionë USD, vepra e Paul Gauguin piktura më e shtrenjtë në botë

Një pikturë e artistit të njohur francez, post­-impresionist Paul Gauguin ka thyer rekordin si vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë. Piktura, e cila trregon dy vajza tahitiane është shitur për 300 milionë dollarë. Vepra mendohet se është blerë nga një muze në Arabi për shumën marramendëse. Burimet për The Times thanë se Muzeu i Katarit është blerësi. Katari ka vendosur edhe më parë një rekord për veprën e artit të Paul Cezanne, The Players Card, e cila është blerë nga shteti i pasur për 259 milionë dollarë.

Vepra e Gaugin ishte në pronësi nga Rudolf Staechelin dhe kishte qenë në Basel Kunstmuseum për 60 vjet, por Staechelin vendosi ta shesë pikturën pasi institucioni i tij falimentoi. Rudolf Staechelin posedonte pikturën bashkë me pjesën tjetër të koleksionit të tij të veprave të artit, pasi e kishte trashëgimi nga gjyshi, një tregtar zviceran që i kishte mbledhur piktuar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe në vazhdim. Rudolf u shpreh i pikëlluar pasi falimentimi i institutit të tij dhe kredia që i detyrohej shtetit e detyroi që ta shesë pikturën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?