Aligatori që bëri lëmsh rrjetin, peshon 317 kg dhe është 4 metra i gjatë

Një fotografi e një aligatori të madh prej 317 kg, me një gjatësi prej 4 metrash u bë virale në rrjete sociale ku shumë njerëz që nuk besonin se imazhi ishte i vërtetë.

Zvarraniku gjigand u shpëtua nga konservatorët nga një gropë ujitje pranë Liqenit Blackshear, Gjeorgji, SHBA, dhe imazhi u postua në Facebook.

Por, pavarësisht se Departamenti i Burimeve Natyrore lavdëronte veprimet e ekipit, disa komentues online këmbëngulën se fotografia ishte e rreme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej komenteve ishte: “False! Ky është një gënjeshtër e ofruar nga kamera. Ai është ulur prapa aligatorit dhe e bën të duket më i madh se sa është.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Por cdo gjë u sqarua nga deklarata e personit në foto që thoshte: “Shumë njerëz mendojnë se është e rremë, por unë ju siguroj që nuk është. Unë jam personi në foto. Më mori goxha kohë që të dilja nga kanali ku ishte aligatori. Ishte më i madh se sa pritej dhe ne morëm një ekip të madh për ta lëvizur.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?