Anija kozmike Juno e NASA-s shkrep fotografinë mahnitëse të reve të trazuara të Jupiterit

Fotografia mahnitëse është bërë në 29 maj 2019, gjatë fluturimit të anijes kozmike, Juno në afërsi të Jupiterit.

Në shikim të parë të këtij imazhi do kishit menduar se është shkuma e kafes në një filxhan kafeje por realisht bëhet fjalë për planetin e gaztë.

Bëhet fjalë për re të cilat janë duke u zhvendosur në Jupiter dhe janë filmuar nga anija kozmike, Juno i NASA-s.

Retë mund të gjendet në hemisferën veriore të Jupiterit, dhe njihet si ‘Jet N3’.

Të dhënat nga Juno ndihmuan shkencëtarët të zbulojnë se rrymat e lëkundura në atmosferë shtrihen thellë në planet, në një thellësi prej rreth 3,000 kilometra.

Ndërsa imazhi duket shumë afër, Juno ishte në të vërtetë rreth 6.000 milje nga maja e reve kur mori fotografinë!

SHKARKO APP