Arrestohet “profeti”, dështoi të ringjallë një të vdekur

Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi dështoi të rikthejë në jetë kufomën e një të vdekuri.

Gateyawkal Ayele kishte shkuar në familjet e të vdekurit dhe kishte bindur familjarët për ringjalljen e tij, pasi u kishte treguar historinë e Lazarit, që sipas Dhiatës së Re u kthye në jetë nga Jezusi.

Ai u shtri mbi kokën e viktimës dhe thërriste me të madhe “Belay, zgjohu!” (viktima quhej Belay Biftu), por procesi i ringjalljes kishte dështuar me sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjë ishte sjellë acarimin e familjarëve të viktimës, të cilët kishin filluar të rrihnin “profetin”, derisa në vendngjarje mbërriti policia, shkruan TCH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, Ayele i shpëtoi dajakut, por jo telasheve, pasi tashëm po mbahet në paraburgim me akuzën e abuzimit me trupa të vdekur, që sipas ligjit etiopian është një krim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?