Biznesi i Santa Claus po lulëzon –Shitësit me pakicë sfidojnë dyqanet online
Shitësit me pakicë që kërkojnë të largojnë klientët nga faqet e tregtisë elektronike pasi në dyqanet fizike këtë sezon të festave mund të mbështeten te Santa Claus më shumë se kurrë.
Shitësit në SHBA rrëmbyen pjesën më të madhe të 190 milion blerësve rekord në dyqanet fizike vetëm në 4 ditë duke nisur nga ‘Black Friday’ sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me pakicë.
Blerjet në internet kanë ulur shitjet në dyqanet fizike për vitet e kaluara, kështu që qendrat dhe zinxhirët e dyqaneve po reklamojnë gjithnjë e më shumë foto me Santa Claus për t’i bërë klientët të vijnë në dyqanet e tyre.
Sipas një kompanie që ofron shërbime festash në SHBA, pjesa më e madhe e klientëve të kompanisë janë gra të moshës 25 deri 50 vjeç që kërkojnë të rezervojnë një Santa për festat familjare ose në komunitet, zakonisht me një normë prej rreth 200 dollarë në orë.
Një person në rolin e Santas fiton diku nga 4,000 deri në 5,000 dollarë gjithsej për paraqitjet në dyqane dhe qendra tregtare gjatë pushimeve, sipas kompanive të shërbimeve.
Gjithashtu dyqanet fizike kanë një tërheqje të madhe kryesisht në fundjava ku klientët shëtisin dhe janë ‘të detyruar’ të plotësojnë dëshirat e fëmijëve të tyre.
/CNN – SCAN