FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bota lëkundet duke habitur shkencëtarët

Disa valë sizmike misterioze në Oqeanin Indian, të kapura nga stacionet e monitorimit që nga Madagaskari deri në Kanada, kanë befasuar shkencëtarët.

Kërkuesit dhe ekspertët e tërmeteve thonë se e kanë kapur sinjalin në ishullin Majote. Valët u pikasën më 11 nëntor dhe toka u lëkund për 20 minuta.

Ende askush nuk di të japë përgjigje se çfarë ishte kjo që ndodhi, pasi nuk bëhet fjalë për tërmet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëkundjet janë tipike pas tërmeteve të mëdha, por në këtë rast nuk është regjistruar asnjë tërmet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teoritë se çfarë mund ta ketë shkaktuar lëkundjen variojnë që nga një shpërthim vullkanik nënujor e deri tek një goditje e papikasur meteorësh.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” thotë për National Geographic Goeran Ekstroem, një sizmolog i Universitetit ‘Columbia’, i specializuar për tërmetet e pazakonta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?