FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ç’të bësh që aroma e parfumit të zgjasë pafundësisht

Një parfum i shtrenjtë jo domosdoshmërisht siguron sukses. Sekreti qëndron tjetërkund! Më poshtë keni 5 këshilla të vlefshme që ju mundësojnë një aromë fantastike:

Në rast se përdorni parfum, deodorant dhe krem trupi përpiquni që aroma të jetë e ngjashme, madje mundësisht të gjitha produktet e lartpërmendura t’i përkasin të njëjtës linjë. Idealja është që deodoranti dhe kremi i tupit të kenë një erë sa më të lehtë të mundshme. Në të kundërt mos i përdorni. Nuk besojmë që ju dëshironi të kundërmoni erë që së largu!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos harroni faktin që edhe të tjerët do ta ndjejnë aromën tuaj, në mos edhe më shumë se ju vetë. Kështu është tepër e rëndësishme që të zgjidhni parfumin e duhur, në momentin e duhur. Përdorni një erë sa më të lehtë dhe freskuese përgjatë ditës dhe muajve të nxehtë. Situata ndryshon në dimër apo kur shkoni në një event ose club.

Ky është ndoshta rregulli më i rëndësishëm: parfumi duhet hedhur në lëkurë dhe jo mbi rroba, për të shmangur kështu njollat apo ruajtjen e aromës nga pëlhura për muaj me radhë.

Përgjithësisht pasi e hedhim parfumin kemi tendencë të fërkojmë duart. Mos e bëni këtë sepse shkatërroni molekulat dhe rrjedhimisht aromën.

Në cilat zona ta përdorni? Në anën e përparme dhe të pasme të qafës, kyçin e dorës, flokë, pas veshëve dhe bërryl.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?