Dasma përfundon në kaos, të ftuarit rrihen me njëri-tjetrin

Një dasmë përfundoi në kaos pasi të ftuarit filluan të godisnin njëri-tjetrin me karrige e pjata.  Mediat e huaja raportojnë se e gjithë ngjarja u shkaktua nga konsumimi i tepruar i alkoolit.

Dhjetëra të ftuar në Ludhiana të Indisë nisën zënkën në oborr, ku gratë dhe fëmijët përpiqeshin të mbanin burrat.

Në videon e publikuar duken pjesë ushqimi të shpërndarë kudo dhe burra të shtrirë pa rroba në tokë. Një burim pranë ngjarjes tregoi se sherri në të vërtetë filloi sepse mbaroi ushqimi dhe u shërbye shumë alkool.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?