Donte të kapte agimin e parë të 2020-ës, alpinisti fotografon fenomenin e rrallë
Një burrë, i cili u ngjit deri në majë të malit për të bërë një foto të agimit të parë të vitit 2020, ka kapur një fenomen të rrallë me aparatin e tij fotogragik. Teksa thuajse më shumë se gjysma e botës u zgjua më 1 janar me dhimbje koke, gojë të tharë dhe kujtimet e vitit të shkuar, alpinisti Rhys Pleming nisi dekadën e re duke ngjitur majën Snowdon, e cila është pika më e lartë në Wales.
Rhys dhe shoku i tij alpinist kaluan përmes shtegut Lanberis për të kapur agimin dhe lindjen e parë të diellit të kësaj dekade. Lodhja e mundi i tij u shpërblye më së miri, pasi ai arriti të shikonte dhe fotografonte fenomenin e rrallë, të njohur si spektri Brocken.
Imazhet mahnitëse të realizuara gna alpinisti tregojnë një prani engjëllore që duket sikur vjen nga një tjetër botë dhe shfaqet në re, e rrethuar nga ylberi dhe një rreth drite.
Ai tha për mediat:
Shancet për të parë agimin dhe lindjen e diellit ishin 50 me 50, për shkak të reve. Megjithatë, unë dhe miku im vendosëm të ngjiteshim për të parë se ç’na kishte rezervuar fati. Ai më tha të ecja përpara, pasi është pak më i ngadaltë se mua. Besoj se ka qenë ora 8:15 kur arrita në majë. Aty kishte edhe njerëz të tjerë. Miku im u afrua tek unë rreth një orë më vonë, kohë kur edhe ndodhi fenomeni i spektrit Brocken. Ishte një fenomen i përsosur. Ne ishim me shumë fat”.