E kapin duke vjedhur, policët i paguajnë ushqimet gruas dhe e lirojnë

Tre oficerë të policisë së New York ishin në krye të detyrës në New York më 4 korrik kur e ndalën në një supermarket. Rojet e sigurisë u thanë policëve se një grua vodhi ushqime. Por reagimi i oficerëve ishte befasues. Në vend që të arrestonin gruan për vjedhjen e ushqimeve vendosën që t’ia paguanin në supermarket.

Policët e identifikuar si Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe Michael Rivera e lanë gruan të lirë.

Pasi u thirrën nga rojet e sigurisë, policët iu afruan gruas dhe e pyetën: “Çfarë po ndodh?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe ajo iu përgjigj: “Jam e uritur.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pashë në çantën e saj,”-tha Sojo dhe më pas vendosën që t’i paguanin ushqimin.

Sojo shtoi se roja i sigurisë ishte tronditur nga reagimi i oficerëve, por i çoi më pas tek arka për të paguar ushqimet e gruas.

“Në atë moment ajo ishte shumë e emocionuar”, tha polici. “Na falënderoi por ishte ngeli pa fjalë nga ajo që ndodhi.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?