E shkruar me fjalë greke dhe arabe, historia e së ashtuquajturës “Letra e Djallit”

Letra e Djallit është një mesazh që u mor nga një murgeshë në konventën e Palma Montechiaros. Motër Maria Crocefissa ishte motra e san Giuseppe Tomasit; kjo histori ka frymëzuar edhe një vepër të Sergio Campaillas.

Kjo letër është e veçantë sepse, siç rrëfen Giuseppe Tomasi i Lampeduzës, nuk është shkruajtur në një gjuhë të njohur, ndonëse ka fjalë në greqisht dhe arabisht. Pikërisht për këtë arsye është quajtur “e djallit”. Por jo vetëm kaq.

Sipas historisë, letrën e mori një murgeshë në një konventë benediktine shumë të njohur në Siçili, ajo e Palma di Montechiaros, një vend në provincën e Argentos. Motër Maria Crocifissa, ose Isabella Tomasi, thoshte se e kish marrë nga vetë demoni që donte ta tundonte. Vetëm ajo e kuptonte tekstin e letrës, të cilën që atëherë e firmosi me përgjigjen e saj: ‘ohime’, e që është ende qartësisht e dukshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka Giulio (i thirrur Duka Shenjt) ishte gjyshi i shkrimtarit të njohur siçilian Giuseppe Tomasi i Lampeduzës. Pasi rriti 6 fëmijët e tij, vendosi dhe arriti zgjidhjen e martesës dhe u tërhoq në manastir. Gruaja e tij, Rosalia Traina, dukeshë e parë e Palmës, bëri të njëjtën gjë me të bijat, një prej të cilave, Isabella Tomasi, prehet ende në manastir që nga dita e vdekjes. Ishte ajo që e kërkoi me forcë ndërtesën, e cila ruan sot dorëshkrimin e vyer, i cili mund të shihet me kërkesë nga kushdo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 23 janari deri në 29 shkurt 2000, mesazhi u ekspozua për publikun me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së saj.

Mbi atë që shkruhet, shkencëtarët, historianët dhe ekspertët ende debatojnë, ndërkohë që kjo histori e jashtëzakonshme preku Giuseppe Tomasin e Lampeduzës; shkrimtari i njohur e vizitoi manastirin në vitin 1955, duke e futur këtë histori brenda romanit të tij të vetëm, në kapitullin kushtuar “Corberas së bekuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?