FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E zuri gjumi teksa fliste diktatori, ekzekutohet ministri

Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Veriut, Hyon Yong ­Chol është ekzekutuar për tradhti ndaj Kim Jong­un, raporton agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut.

Deputetët e Koresë së Jugut deklaruan në Parlament se, Hyon u vra më 30 prill para një audience prej qindra personash, siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Mësohet se shkak për vrasjen është bërë një përgjumje e ministrit gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm edhe Kim Jong, ndërsa thuhet të mos ketë dhënë udhëzimet përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analistët e BBC-­së thonë se riorganizimi i zyrtarëve ndodh shpesh në Korenë e Veriut, për është e habitshme të ekzekutohet një figurë kaq afër Kimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky fakt ka shkaktuar shqetësim në lidhje me stabilitetin e vendit.

Burimet thonë se ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut ishte shfaqur në media një ditë para datës së pretenduar të ekzekutimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?