FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Etiopia thyen rekord me 200 milionë fidanë të mbjella për 12 orë

Etiopia do të thyejë rekordin duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë në pjesën jugore të vendit.

Në kuadër të projektit katër miliardë pemë të iniciuar nga kryeministri i vendit, Abiy Ahmed, më 29 korrik me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra personave do të mbillen 200 milionë fidanë në pjesën jugore të vendit.

Kryetari i Zyrës së Bujqësisë dhe Burimeve Natyrore të rajonit Gedeo, Leta Legesse është shprehur se për rajonin e tyre kanë përgatitur 10 milionë fidanë, shkruan ATSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi përfunduar përgatitjet për një rekord të ri botëror”, u shpreh ai, duke theksuar se dëshirojnë të arrijnë synimin prej 4 miliardë, të cilin e ka vendosur kryeministri i vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

India në vitin 2016 kishte thyer rekord duke mbjellë mbi 50 milionë fidanë brenda 24 orëve me pjesëmarrjen e rreth 800 mijë personave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?