Gjendet e ngrodhur balena me 115 gota plastike në stomak

Një balenë e ngordhur në bregun e Indonezisë është gjetur me mbetje plastike në stomak, përfshirë 115 gota.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e balenës 9.4 metra në afërsi të ujërave Kapota në provincën Sulawesi, sipas shefit të parkut kombëtar Wakatobi, Heri Santoso.

Mbetjet në stomak përfshinin 115 gota plastike, 4 shishe plastike, 25 qese plastike, një thes najloni dhe më shumë se 1.000 copëza plastike të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaku i ngordhjes së balenës nuk dihet ende.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe pse nuk kemi mundur të nxjerrim përfundimin e shkakut të ngordhjes, faktet që shohim janë me të vërtetë të tmerrshme,”-tha Dwi Suprapti, një koordinator i ruajtjes së specieve detare në WWF Indonesia.

Indonezia, një arkipelag prej 260 milionë banorësh, është ndotësi me plastikë i dyti më i madh në botë pas Kinës, sipas një studimi të botuar në revistën Science në janar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?