Gjendet strehimi i nazistëve, në xhunglën argjentinase

Në thellësi të xhunglës veriore të Argjentinës, arkeologët kanë zgjetur një gjë që nuk e prisnin…! Në mes të vegjetacionit të harbuar, ata kanë ndeshur rrënojat e një strukture në formë shtëpie, e izoluar dhe braktisur, por vetëm pesë minuta larg kufirit me Paraguajin. Dikur, mund të ketë qenë një vendstrehim për nazistët.

Studiuesit nga universiteti i Buenos Airesit kanë gjetur sende që i përkasin Gjermanisë së viteve 1940. Udhëheqësi i projektit, Daniel Schavelzon shpjegon: “Eshtë një vend që mund të mbrohet, një vend i mbrojtur pra, i paarritshëm, ku mund të jetosh i fshehur i qetë. Bezojmë se kemi gjetur një vendstrehim të hierarkisë naziste. Sendet e gjetur në këtë vend i përkasin një kohe të kaluar: municione, porcelan dhe monedha të gjitha të prodhuara në Gjermani.

Një shenjë që sugjeron se sekretari privat i Hitlerit, Martin Bormann mund të ketë jetuar këtu është hedhur poshtë pasi ai ka vdekur në Berlin, por studiuesit besojnë se shtëpia ishte përgatitur si një vend fshehje, por që nuk u nevojit asnjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e nazistëve, përfshirë Adolf Eichmannin, një prej arkitektëve kryesorë të Holokaustit dhe Josef Mengelen, doktori i kampeve të vdekjes në Aushvic, u lejuan të jetojnë të qetë në qytete të ndryshëm argjentinas pas luftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?